• |
ide | kryesore

Takimi me Bashën, Kryemadhi: Aksioni opozitar vazhdon, do zgjojmë shqiptarët

Lajme, Të fundit

Në mbyllje të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka theksuar në një dalje për mediat se aksioni opozitar do të vijojë.

“Diskutuam për aksionin opozitar dhe për 15 vjetorin e LSI-së. Jemi në të njëjtin situatë, ku arroganca politik vazhdon po njësoj. Aksioni do të vazhdojë që të jetë i drejtpërdrejte dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve. Largimi i Rames është tashmë kusht i shqiptarëve dhe jo i opozitës.”- është shprehur Kryemadhi për gazetarët, pa dhënë detaje rreth asksionit.

Ky takim mes drejtuesve më të rëndësishëm të opozittës së bashkuar joparlamentare, vjen një ditë pasi u mësua se PD-ja ka përgatitur një raport mbi zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, që do t’ia paraqesë partnerëve ndërkombëtarë. Sipas informacioneve paraprake, në këtë raport, selia blu ka dokumentuar në mënyrë të detajuar shkeljet dhe paligjshmëritë në zgjedhjeve vendore, shoqëruar me prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste.

Mësohet se raporti i përpiluar nga demokratët i është dorëzuar fillimisht misionit ndërkombëtar të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.

Ndërkohë, ditën e nesërme, kryedemokrati pritet të takojë aleatët e PD-së: Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)-së, Dashamir Shehun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK) dhe Fatmir Mediun e Partisë Republikane (PR).

Ndërkohë, sezoni i ri politik pritet të shoqërohet me protesta në çdo qytet dhe në Tiranë, që do të jenë të përmasave më të mëdha dhe më agresive, sipas eksponentëve të opozitës.

7 Comments

  1. Hahahahah, si tallin bythen me njerzit.
    Me siguri kete radhe mbasi ti zgjoni njerzit nga gjumi dhe ashtu te trullosur prej gjumit, do ta rrezoni rramen.
    Nxirrni ndonje teori te re tani, si..
    Republika e re.
    Rama ik.
    Tani do jet levizja. ZGJOHU.

  2. O u dhjefshi Ju
    Shqiptaret zgjuar Jane Kane marre arratine prej Ju te katerve.
    Ke do zgjoni ato grate qe shesin qumesht rrugeve te pazarit per te blere sapun per tu la,ata te rinjte qe cani e i prrcani sa here Ju duhen
    Ata burrata e papune qe skane cfare tju cojne femijeve ne darke
    Ju e keni poshteru kete popull
    Zoti marrte hak.

  3. sa kollaj iken Rama, kollaj fare. Jeni ju pa eshte Rama. Shporruni ju qe keni zaptuar opoziten dhe shifeni si shporret dhe Rama. Rama mundet direkt se nuk e do njeri, mjafton te mos ket nje hajdut perball, nje si puna juaj. kaq e thjesht eshte. ky qe ne opozit filloi me sulme e qarkore kundra medjas, imagjino ne pushtet cfar do bej. skemi me nevoj per politikan te degjeneruar e te korruptuar deri ne palc, te shantazhushem nga cilido e kushdo. eshte nevoj emergjente per njerez me integritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu