• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e Hajdarmatajt: E kam takuar “Babalen” në 2017, më tregoi për vëllain e ministrit…

Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen “Babalja”, është zbardhur dëshmia e dhënë nga prokurori Besim Hajdarmataj.

Hajdarmataj ka rrëfyer njohjen e tij me Alfred Veliun, ose të ashtuquajturin “Dëshmitari X”. Prokurori ka pranuar ta ketë takuar Veliun një herë të vetme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më pas ka vënë në dijeni Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH).

Babalen e kam takuar në muajin nëntor, 2017 në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë për Krime. Jam telefonuar nga recepsioni që një person kërkonte të më takonte se kishte diçka të rëndësishme. E prita në zyre dhe më tha që kam dijeni për një trafik të mundshëm ku sipas tij ishin të përfshirë policë dhe vëllai i ministrit të brendshëm. E pyeta për personalitetin dhe me rezultonte i dënuar në Itali. Këtu e kam ndërprerë bisedën me të. Kam lënë takim me një nga drejtuesit e SHISH që mbulonte çështjet e trafikut. I thamë të vinte sërish”, ka deklaruar Hajdarmataj.

Më tej, Hajdarmataj ka shpjeguar se i ka kërkuar SHISH-it që ta trajtojnë në cilësinë e informatorit, pasi nuk zotëronte të dhëna konkrete.

Të nesërmen në zyrë erdhi një nga drejtuesit e SHISH dhe i shpjegova situatën. U kërkova ta trajtonin ata si informator. Sepse mua s’më prezantoi të dhëna konkrete apo prova. Pse unë kërkova SHISH? Lidhej me faktin që personi fliste për implikim të policisë. SHISH ishte i vetmi që na kishte informuar për rastet e kultivimit të drogës. Me Alfred Veliun s’kam pasur më asnjë kontakt”, shtoi Hajdarmataj.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *