• |
ide | kryesore

Video/ Armenia me 10 lojtarë ia bën jetën të vështirë Italisë: vendasit dorëzohen 13 minuta nga fundi

Sport, Video



Fitorja e pestë në pesë ndeshje për Italinë në kualifikueset për Euro 2020. Të kaltrit e Roberto Mancini kanë mundur 3-1 me përmbysje Armeninë në Yerevan, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve në Grupin J. Pas avantazhit të vendasve në minutën e 11′ me një kundërsulm të finalizuar nga Karapetyan (më pas i ndëshkuar me të kuq në të 46′), Italia ka barazuar nga fare pranë me Belotti në të 28′, përpara se Pellegrini të prmbysë rezultatin dhe autogoli i portierit ta vuloste.

Nuk ishte një Itali e bukur ajo e parë në Armeni, por në vigjilje Mancini e kishte bërë të qartë se cfarë priste nga Azzurri në këtë pikë të sezonit. Por rezultati final i ndeshjes është vendosur edhe nga superioriteti numerik në favor të Italisë gjatë gjithë pjesës së dytë. 3-1 i lejon Italisë të qendrojë në krye me pikë të plota në Grupin J, duke iu afruar edhe më shumë kualifikimit në Euro 2020.

Avantazhi i Karapetyan, pas gabimit të Barella në mesfushë dhe kartoni i kuq po i lojtarit armen kan qenë pikat decizive të ndeshjes. Në mes goli i Belotti në të 28′, ndërsa pavarësisht një lojtari më shumë Italia vuajti shumë në pjesën e dytë për të krijuar raste goli. Vetëm në minutën e 77 erdhi përmbysja me Pellegrini, që shfrytëzoi me kokë një asist të Bonucci për golin e parë me të kaltrit. 3 minuta më vonë historia mbyllet me autogolin e portierit armen. Për momentin edhe kaq mjafton, por nga ndeshja në Finlandë duhet dicka më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *