• |
ide | kryesore

Barcellona mund të humbasë Messin nga 2020: Pleshti mund të largohet nga klubi në fund të çdo sezoni

Sport



Një lajm i befasishëm nga Spanja shqetëson ëndërrat e merkatos së tifozëve të të gjithë botës. Sipas asaj që bën të ditur El Paìs, nëse dëshiron, nga viti i ardhshëm Lionel Messi mund të largohet nga Barcellona në fund të cdo sezoni. Një lloj marrëveshje zotërinjsh mes klubit e Pleshtit, në skadencë kontrate në 2021. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime pranë katalanasve, pasi ka firmosur tetë rinovime me blaugrana, në detaje Messi nuk dëshiron të jetë skllav i kontratave në pjesën e fundit të karrierës e kërkon të ndihet i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.

E nisur në 2005, ka qenë gjithnjë e qartë se lidhja mes Leos e Barça është bazuar mbi ndershmërinë. Një raport solid, që me kalimin e viteve vetëm është forcuar, duke e transformuar Pleshtin në njeriun simbol të klubit në cdo cep të planetit. “E nisim nga hipoteza që ka mundësinë të ndalojë kur të dojë, në fund të cdo sezoni – ka zbuluar një burim blaugrana për të përditshmen spanjolle -. Jemi të dy dakord”. “E thënë kjo, duke parë shifrat në lojë dhe moshën e Leos, jemi të ndërgjegjshëm që do të ishte shumë e komplikuar për një tjetër skuadër të blinte Messi”, vazhdoi i njëjti burim. Një bindje në fakt që nuk mbyll absolutisht portat për pista të reja për Messi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *