• |
ide | kryesore

Basha: Gati për një platformë kombëtare për daljen nga kriza

Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot pas takimit me aleatët se largimi i kryeministrit Edi Rama nuk është më i mjaftueshëm për situatën në të cilën ndodhet vendi. Basha tha se opozita është gati të ofrojë një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza. Kjo platformë sipas tij do të bëhet publike në javët e ardhshme.

“Ky është momenti që secili të marrë përgjegjësitë e veta. Ne si opozitë kemi diskutuar sot gjerësisht për përgjegjësitë tona karshi shqiptarëve dhe aspiratës sonë politike që është dhe aspirata e shumicës së shqiptarëve që është anëtarësimi në BE.

Në respekt të këtyre përgjegjësive që kemi, ndiejmë dhe që priten prej nesh, siç kemi hedhur disa hapa domethënës me propozimet tona politike dhe legjislative për rikthimin e Shqipërisë në binaret e ligjit dhe shtetit të së drejtës e demokracisë.

Jemi gati të ofrojmë dhe një platformë kombëtare për hapat që duhen të hidhen për daljen e vendit nga kriza sepse gjendja është kaq e rëndë dhe pasojat e kësaj gjendjeje janë kaq të tmerrshme mbi njerëzit sa largimi i Ramës një orë e më parë nuk mjafton” – tha Basha që zbuloi edhe pak detaje nga kjo platformë.

“Duhet të kemi hapa të vendosur transformues për vendin. Ndryshime të thella politike, ndryshime të thella zgjedhore, reformë të thellë zgjedhore ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës ku t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe të mos varrosen çështje të rëndësishme si 184 siç është çështja 339 por të shkojnë para drejtësisë të gjithë ata që kanë cenuar vullnetin e shqiptarëve sepse është për shkak të tyre, këtij recidivizmi që Shqipëria ka ardhur në këtë moment shumë delikat siç konstaton dhe raporti i OSBE-ODIHR” – tha Basha.

I pyetur nëse PD dhe aleatët kanë diskutuar një datë për rikthimin e protestave, Basha u përgjigj: “Pa diskutim por opozita është shumë më shumë se një grup që organizon protesta. Sapo të kemi një datë do e shpallim”©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kerric. Krijove nje precedent me djegjen e mantave qe se gelltit njeri. Kete mund ta bej cdo parti kur del ne opozite. Dhe rezultati. Rri rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *