• |
ide | kryesore

Billie Eilish flet për foton provokuese që i publikuan (Foto)

Paparazzi, Slider



“Lërini fëmijët të jenë fëmijë” është një ndër parimet e Billie Eilish, e cila përpiqet vazhdimisht të theksojë që të mos e seksualizojnë figurën e saj – është vetëm 17 vjeç. Megjithatë zor se i ka shpëtuar një fakti të tillë. Në një intervistë për ELLE, këngëtarja ceku pak ngjarjen që revoltoi Twitter-in në fund të qershorit të këtij viti.

“Gjoksi im po shpërndahej në Twitter! Ishte në trending! Seriozisht?” u shpreh ajo.

– nuk është mirë që të klasifikohen gratë në të kolme ose jo;
– Billie është minorene;
– vishet me rroba të gjera pikërisht që të mos diskutohen të tilla çështje për të.

Në intervistën për ELLE, këngëtarja shton se “pasi të mbushë 18 vjeçe, mund të ndryshojë look”. “Dua të tregoj trupin tim. Po sikur të bëj një video ku shfaqem tërheqëse?” u shpreh ajo. “E di që njerezit do të thonë ‘e humba respektin për Billie-n’. Nuk kam ç’bëj”.

Sot për sot, Billie vishet me rroba të gjera dhe jo më kot. “S’dua që bota të dijë gjithçka për mua. Prandaj vesh rroba të mëdha e të gjera. Njerëzit s’mund të flasin sepse s’e dinë si dukem nën rroba, më kuptoni?” tha në një video të shkurtër për Calvin Klein, një markë me të cilën Billie realizoi edhe një fushtatë. “Nuk mund të thonë ‘oh, është e dobët, por me hire,” nuk mund të thonë ‘është e dobët dhe pa hire.’ Nuk mund të gjykojnë në kam të pasme të mëdha a të vogla. Nuk mund të thonë asgjë sepse s’dinë gjë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *