• |
ide | kryesore

Brexit/ Mes familjes dhe kombit, Johnson braktiset edhe nga i vëllai

Planet



Jo Johnson, vëllai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka njoftuar dorëheqjen si anëtar i Parlamentit duke shpjeguar se ishte “i ndarë mes besnikërisë së familjes dhe interesit kombëtar”.

“Në javët e fundit unë jam përplasur mes besnikërisë së familjes dhe interesit kombëtar – është një tension i pakthyeshëm dhe koha që të tjerët të marrin rolet e mia si deputet dhe ministër,” shkruan Jo Johnson në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”.

Johnson është deputeti që përfaqëson Orpington-in. Ai ka shërbyëer si ministër i Edukimit dhe i Departamentit të Biznesit, të Energjisë dhe të Strategjisë Industriale, nën qeverinë e konservatorëve nga dy kryeministra: David Cameron dhe Theresa May, të cilën e ka akuzuar për ofrimin e një marrëveshjeje Brexit-i “vasaliteti dhe kaosi”.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *