• |
ide | kryesore

E dehur, Kim Kardashian e ka nxjerrë vetë lajmin e pritjes së një fëmije

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian e ka nxjerrë vetë lajmin e pritjes së një fëmije të katërt nga një nënë mbartëse.

Ylli “Keeping Up with the Kardashians” ka treguar në promon e episiodit të radhës së reality show-t se ka qenë e dehur kur ka folur për shtatzëninë.

E pyetur nga Scott Disick ajo tha se as nuk e mban mend se kujt i ka thënë, por dyshohet të ketë folur me shumë persona në festën e organizuar për Krishtlindje. “Si është e mundur që të gjithë e mësuan për shtatzëninë?”, e pyeti Scott Disick, Kim. “Unë i thashë dikujt në prag të Krishtlindjes dhe nuk mbaj mend kujt i thashë sepse isha e dehur”- tregoi Kim. “Është faji im, kjo është arsyeja përse unë nuk pi”-sqaroi më tej. Kim shpjegoi gjithashtu se kishte shumë ankth kur mësoi se do të bëhej nënë e katër fëmijëve duke qenë se tre të parët ishin ende poshtë moshës 5-vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *