• |
ide | kryesore

FOTO/ Gafa e ministrit Cakaj për shenjtërimin e Nënë Terezës

Pikante



Një tjetër gafë e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Me rastin e përvjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, Cakaj ka bërë një status në rrjetet sociale, por ministri duket se nuk është mirë me shifrat. Sipas Cakajt janë mbushur 5-vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës kur në fakt kanë kaluar vetëm 3 të tillë.

“Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa,” – shkruan Cakaj në rrjetet sociale krahas fotos së Nënë Terezës. Shenjtërimi i Nënë Terezës u bë më 5 shtator 2016 në një ceremoni madhështore në Kishën e Shenjtë në Vatikan.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *