• |
ide | kryesore

“Kam kancer…”: Mbrojtësi i Hull City pas trombozës, duhet të luftojë përsëri

Sport



“Ky lajm ishte një shock i vërtetë dhe është vështirë ta pranosh”. Janë fjalët që Angus MacDonald i ndan në rrjetet sociale, për të treguar sëmundjen e tij. Mbrojtësi i Hull City pak më shumë se një vit më parë u detyrua të ndalojë për shkak të një tromboze venoze të thellë, por shpresonte të rishihte së shpejti fushën. Tani vjen përgjigja mjekësore: kancer në zorrë e një betejë e re për tu luftuar.

Një provë pr tu kaluar për Angus MacDonald, ajo më e vështira. Mbrojtësi i Hull City ka zbuluar, përmes rrjeteve sociale, se po lufton me një kancer në zorrë. Dukej sikur duhej të kthehej në fushën e lojës, pas një viti ndalesë për shkak të trombozës venoze të thellë. E ndërkohë jeta i vuri përballë një tjetër sfidë. “Pas një viti jashtë fushës e kthimit kohët e fundit në stërvitje, rikthimi është dukur më afër se kurrë, por ky lajm ishte një shock total dhe është e vështirë ta pranosh – ka shkruar MacDonald në profilin e tij në Instagram -. Sidoqoftë, kam fatin të kem një familje e miq fantastikë rreth meje, gati të më ndihmojnë të kalojë këtë gjë, ashtu si shokët fantastikë të skuadrës e klubi që më kanë qendruar pranë gjithë vitin e kaluar. Po përqendrohem në këtë sfidë të re që më pret. Jam gati të luftoj e do të bëj të pamundurën për tu kthyer në fushë”. Lajmi i tmerrshëm erdhi vetëm pak ditë pas festës së ditëlindjes që Angus kishte organizuar për shoqen e tij, këngëtaren e famshme Alexandra Burke.

Nuk ka munguar mbështetja e shokëve dhe shoqërisë, që ka dhënë lajmin përmes një komunikate zyrtare: “Hull City është i trishtuar të lajmërojë se Angus MacDonald është diagnostikuar në stadet e para të kancerit të zorrëve”. Duke i bërë elozhe mënyrës me të cilën lojtari ka reaguar ndaj lajmit, shoqëria i ka kërkuar tifozëve dhe medias të respektojë privatësinë e mbrojtësit, duke premtuar njoftime të tjera përmes kanaleve zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *