• |
ide | kryesore

Ky yll i është caktuar Shqipërisë, kërkohet një emër për të

Lajme, Të fundit



Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë. Ç’është ky yll? Sqarimin e ka bërë në Facebook, shkencëtarja Mimoza Hafizi.

“Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planeteve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë.

Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë”, – shkruan pedagogia e njohur Mimoza Hafizi.

Dikush i ka sugjeruar me shaka që t’i vënë emrin “Edi Rama”, por Hafizi thotë se duhet emri i dikujt që nuk është gjallë dhe që ka të paktën 100 vjet që ka vdekur. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Do thoja Nene Tereza, por i ka permasat me te medha se ylli dhe gjithe konstelacioni, si edhe nuk ploteson ate kriterin qe duhet emri i dikujt te vdekur.

  2. Si e quajne stergjyshin e Zahos qe ka 100 vjet qe ka vdekur?
    T’rroj’Partija jon’ heroike me shoket e ndryshem ne krie dhe ta gezojme illin e pashuar!

  3. Mirmengjez Shkoder!
    Me vjen mire qe ne kete terr e shkaterrim te rilindjes-vdekje,evidentohen ndonjehere vlerat e verteta.
    Jam emocionuar kur shkodranja gazetare e Star Tv beri nje vezhgim qe u publikua edhe ne Fox News tv per Shtepine Muze te Nenes Tereze ku ne moshen 17 -vjecare ka qendruar familja e saj .
    Sa here kaloj ne rrugicen e vjeter me emer me ben pershtypje heshtja e
    asaj shtepie,e lene ne harrese edhe qellimisht por edhe nga mediokriteti i jetes se sotme te mbeshtetur ne jeten kuturu ,e zvogeluar ne nivelin e frekuentimit te lokaleve ,harruar ne navigime,e habitur e corientuar nga
    sistemi i djeshem e i sotem komunist ku antivlera shitet si vlere.
    Vezhgimi i gazetares eshte kembane alarmi per qytetarine e pergjumur ,per zgjimin e saj,per nxjerrjen e saj nga pluhuri vdekje -komunist qe shkaterroi , perndoci,sakatoi ,perrdhunoi , vrau e varrosi vlerat e
    trasheguara brez pas brezi.
    Flet shume qe ne kete dite nuk pati nje fjale per Nenen Tereze nga rilindja e sektit famekeq obskurantist qe po na merr frymen.
    Ne Tiranen e kancerizuar betonjane,ai qe cdo dite del ne tv per te
    pronovuar bemat e tij ,pinjolli i sektit rilindje-vdekje nuk pati asnje fjale per Nenen Shejte.
    Shejteria eshte uji i kulluar qe rrjedh prej Zotit te njerezit, si deshmi per shembullin e besimit te jetes dinjitoze ,te pervuajtur e te civilizimit e vetedijes se larte .
    Perballe kesaj vlere eshte e heshtur rilindja-vdekje!
    Po qyteti im nuk ka dhene shpirt.Ka vlera qe e mbajne gjadhe!
    Jane qytetaret e saj qe me perpjekje ,sakrifica e pa buje e zhurme aty
    ketu perpiqen te japin me te miren e tyre.
    Qytetari Leopold Shkreli eshte nje vlere e trasheguar dhe eshte nder per Shkodren qe e ka.
    Kush eshte i nderuar di te nderoje!
    Dua te evidentoj sot Trashegemine e Rrok Jakajt qe me sakrifice te larte identitare perpiqet te ngreje traditen,kulturen ne ato nivele qe kishte Shkodra ,
    E;
    ketu :- nje perulje plot respekt Festivalit Shkodra Jaz dhe gjith atyre qe
    gur pas guri po ridimensionojne ate qe u varros nga komunismi varremihes.
    Respekt e nderim per vlerat qe shpalos cdo bij e bij shqiptare e Nenes Shejte Tereze.
    Bekuar qofshin ata qe mekojne vlera!
    Edhe un jam e juaja!

  4. Mekene se ne toke po na japin te rruarat e gomarit, (hâle qeveria)po n’a japin nje yll ne gjthesi, qe te fryme syte tane te perfjetur drejte qiellit. Ne toke asgje s’ po bejme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *