• |
ide | kryesore

Marchisio mban premtimin “në Serie A vetëm me Juventus”: firmos me Monaco

Sport



Claudio Marchisio është gati të kthehet në fushë pas aventurës në Rusi me Zenit San Peterburg e, duke mbajtur premtimin që i ka bërë tifozëve të Juventus, nuk do të luajë në Itali. Mesfushori ka gjetur akordin me Monaco e do të luajë për një sezon në Ligue 1, me opsionin e rinovimit kontraktual.

Marchisio e drejtuesit e skuadrës së principatës po përcaktojnë detajet e kontratës në Milano. Në fakt Monaco pasi ka humbur një emblemë si Falcao, kërkon të qetësojë tifozët me një goditje të rëndësishme në mesfushë, për më tepër që krah Fabregas krijojnë një dyshe kampionësh të padiskutueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *