• |
ide | kryesore

Matuidi del në krah të Lukaku: “Edhe unë viktimë e racizmit në Cagliari”

Sport



Pas koreve raciste të pasuara nga Lukaku në Cagliari, edhe Matuidi del në krah të qendërsulmuesit të Inter: “E kam kaluar këtë problem, të njëjtin e kaluar nga Lukaku dhe në të njëjtin stadium për më tepër – thotë mesfushori i Juventus nga grumbullimi i kombëtares franceze -. Mendoj se duhet të merren masa, racizmi nuk ka vend në futboll ashtu si në të gjithë sportet”.

Në janar të 2018 francezi pësoi të njëjtin “trajtim” nga disa tifozë të Cagliari e urimi i lojtarit është që fajtorët të dënohen: “Nuk është një shembull i mirë për të rinjtë, do të bëjmë gjithcka deri sa të zhduket, edhe pse po flasim gjithnjë për një minorancë. Por për këtë minorancë nuk ka vend në stadium. I takon autoriteteve të marrin vendimet e duhura”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *