• |
ide | kryesore

Mustafaj: Përveç protestave opozita duhet të ketë edhe program

Lajme, Të fundit

Diplomati dhe ish-deputeti i PD, Besnik Mustafaj komentoi në News 24, raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit.


“Është një raport që rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit. Thotë se është shkelur ligji, duke filluar që nga mos botimi në Fletoren Zyrtare i dekretit të Presidentit, që KQZ veproi në kundërshtim me ligjin, që shqiptarët nuk patën zgjedhje sepse nuk morën pjesë një pjesë e madhe, që u bë presion, nuk u lejuan vëzhguesit të marrin pjesë në mbylljen e kutive. Unë ju siguroj që raporti i vitit 1996 është më pak kritik se ky raport” – deklaroi Mustafaj.


Opozita ka paralajmëruar sërish protesta, por Mustafaj thotë se të rëndësishme janë edhe programet që ajo duhet të prezantojë për shqiptarët.

“Protestat janë të domosdoshme në kushtet kur opozita mungon në të gjitha institucionet. Protestat janë shprehje e pakënaqësisë, nga përmasat që do krijojnë këto protesta, do kuptohet pakënaqësia. Por, protestat nuk mund të jenë gjithçka.

Nëse gjithçka fokusohet te protestat, opozita nuk e ka bërë punën e saj. Opozita duhet të hartojë programe, për t’i paraqitur alternativën e vet qytetarëve dhe ndërkombëtareve për t’u bërë e besuar që nesër mund të qeverisë. Nëse nuk e bën këtë gjë, opozita s’e ka bërë detyrën” – tha Mustafaj. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. PD ska pasur e ska per te pasur kure programe politike per Shqiperine. Ata atje ne PD kane vetem interesa ekonomike per vete. E shumta qe mund te bejne eshte tymnaje per te gynjyer ndonjerin, qe ti votojne ata. Si PS si PD nuk jane parti qe kane hallin e Shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu