• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta djali i futbollistit legjendar Cafu

Arkiva



Djali i legjendës braziliane Cafu është ndarë nga jeta në moshën 30 vjeçare ndërsa luante futboll.

Sikurse raportojnë mediat në Brazil, Danilo Feliciano de Moraes pësoi një atak në zemër të mërkurën gjatë një loje futbolli me miqtë e tij.

Thuhet se Danilo u ankua se nuk ndjehej mirë pas 10 minutash nga fillimi i ndeshjes, dhe u dërgua mënjëherë në spitalin Albert Einstein të Sao Paulos. Më vonë, Paulo Sergio, një ish shok i skuadrës dhe mik i Cafu, konfirmoi ndarjen nga jeta të 30-vjeçarit.

Komuniteti i futbollit brazilian i ka ofruar mbështetje familjes së Cafu, ndërsa homazhet dhe mesazhet e ngushëllimit vazhdojnë të postohen nga klubet e futbollit në rrjete sociale. Real Madrid gjithashtu shprehu ngushëllimet në Twitter për këtë humbje të Cafu. “El Real Madrid C. F. shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të Danilo, djalin e legjendës së futbollit brazilian @officialcafu” -shkroi klubi LaLiga. “Klubi dëshiron të përcjell ngushëllimet e tij për Cafu dhe familjen e tij në këto momente të vështira.”

Përveç Danilo-s, Cafu ka edhe dy fëmijë të tjerë, me të cilët ka pozuar me fillim të këtij viti në një foto të shpërndarë në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *