• |
ide | kryesore

Nga i pastrehë, në lojtar i Anglisë: kjo është përralla e Mings

Sport



Një histori e bukur ajo e Tyrone Mings: mbrojtësi i ri që pak vite më parë jetonte në një strehim për të pastrehë e që kërkonte të fitonte dicka duke bërë punë të vogla. Nga barist në nëpunës, Mings nuk e braktisi kurrë ëndërrën e futbollit. Nga janari Mings luan për Aston Villa e tani erdhi edhe grumbullimi i parë me kombëtaren angleze. Tekniku Gareth Southgate beson tek ai për sfidat kualifikuese për Europianin kundër Bullgarisë e Kosovës.

“E jetuan të lumtur e të gëzuar”. Mund të mbyllet kështu përralla e Tyrone Mings, që lindi në Somerset, në 13 mars të 1993. Mbrojtësi jeton me të ëmën Dawn e tre motrat e tij, por në moshën 8 vjecare jeta e tij ndryshoi. E ëma u nda nga shoku i saj dhe bashkë me katër fëmijët jetoi në një strehim për të pastrehët. “Nuk kishim vend tjetër ku të shkonim — ka rrëfyer mbrojtësi për Telegraph — nuk kishim alternativa. Qendruam gjatë aty, nga gjashtë muaj në një vit. Unë ndiqja filloren, nuk ishte një eksperiencë e bukur…”

Mings nisi ti dedikohet futbollit. U regjistrua në Akademinë e Southampton, por i kërkuan të largohet se ishte shumë i dobët. Pas shumë provash e një burse studimi për futbollin, mbërriti tek Yate Town e pastaj Chippenham Town, në Southern League. Luan dhe ishte i lumtur, por kishte nevojë për para për të mbajtur veten dhe familjen. Filloi punë në pub, pastaj u bë nëpunës në një zyre konsulence për hipotekat: “Nuk e mohoj që në disa momente kisha dyshime mbi të ardhmen time në futboll”, tregon sot.

Ai që e nxorri nga situata ishte ish-mbrojtsi Russell Osman që, duke e parë të luante, ia rekomandoi Ipsëich Town. Këtu nisi karriera e Mings që, me punë të fortë, arriti të mbërrijë deri në Premier League në 2015 me Bournemouth. Por në debutim këputi ligamentet e gjurit dhe u detyrua të qendrojë jashtë për një vit. U duk fundi tragjik i historisë, por mbrojtësi i ri arriti të reagojë dhe të fillojë nga e para.

Në janar kaloi në huazim tek Aston Villa. Shënoi golin e parë e në korrik u ble përfundimisht për 25,5 milionë stërlina, gati 30 milionë euro. Tani grumbullimi me kombëtaren kundër Bullgarisë e Kosovës e i takon Mings të tregojë vlerën për ta cuar ëndërrën përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *