• |
ide | kryesore

“Nuk dorëzoi brenda afatit shenjat e gishtave”, PD: Kajmaku duhet të ishte shkarkuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka akuzuar Prokurorinë për dhënien e një informacioni të gënjeshtërt në lidhje me depozitimin e gjurmëve të gishtërinjëve të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, që selia blu e akuzon si të dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se sipas ligjit të dekriminalizimit, “kush nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjëherë mandatin dhe shkarkohet.”

“Afati taksativ që parashikon neni 8 i ligjit të dekriminalizimit është tejkaluar dhe prej datës 3 shtator, për shkak se nuk ka dhënë shenjat e gishtërinjve, Agim Kajmaku duhet të mos ishte më në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vorës.”- tha Bardhi ndër të tjera.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Çështja e Agim Kajmakut, i arrestuar në Greqi dhe akoma në kërkim në shtetin fqinjë, ka demaskuar Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, si një vegël e pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Arta Marku është kapur në flagrancë duke gënjyer shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës nga dhënia e gjurmëve të gishtërinjve.

Në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën. Kjo është një gënjeshtër që nuk mund ta besojë as një fëmijë, sepse adresa e Agim Kajmakut, edhe pse nuk është e shkruar në formularin e dekriminalizimit, është botërisht e njohur – Bashkia e Vorës, 15 kilometra larg zyrës së Arta Markut.

Mashtrimi publik i Arta Markut për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës u provua si i tillë nga Posta e Tiranës, e cila ka deklaruar se ka të gjitha dokumentet që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin për të dhënë gjurmët e gishtërinjve në datën 29 Gusht.

Ka një arsye pse Arta Marku është detyruar të gënjejë publikisht për të justifikuar mosdorëzimin e gjurmëve të gishtërinjve të Agim Kajmakut.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi që nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet nga funksioni shtetëror.

Agim Kajmaku është në këto kushte.

Afati taksativ që parashikon neni 8 i ligjit të dekriminalizimit është tejkaluar dhe prej datës 3 shtator, për shkak se nuk ka dhënë shenjat e gishtërinjve, Agim Kajmaku duhet të mos ishte më në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar që ditën e parë të denoncimit të fshehjes së krimit prej tij, se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë gjithçka që i kërkon Edi Rama, për të mos lëshuar një tjetër kriminel në pushtetin lokal.

Pavarësisht këtyre skenarëve qesharakë dhe të dëshpëruar të Edi Ramës, Agim Kajmaku, që pret të dënohet në Greqi për një krim, që ndëshkohet me 10 vjet burg, do të largohet dhe do të dalë para drejtësisë edhe për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Agim Kajmakun nuk e mbron dot më as Arta Marku, as Edi Rama, as krimi i organizuar që e ka sponsorizuar atë. Të gjithë këta janë subjekte të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre kundër interesit të qytetarëve shqiptarë.



4 Comments

  1. Zoti Bardhi, jetoj jashte dhe ju njoh vetem nga disa emisione qe kam pare ne opinion ku te them te verteten keni treguar profesionalizem dhe njohje te legjislacionit. Keni kaq kohe po qe punoni ne vakum si ti ashtu dhe shefi jot e me rradhe. Se kush eshte Kajmaku, gjiza, Valdrini, Hasani Hyseni e dime, problemi nuk qendrom me tek denoncimet apo poshtersite qe behen perdite aty por si do largohen keta njerez te lidhur me krimin dhe cmontohet ky sistem i ngritur nga Rilindja e antivlerave.Ju nepermjet ketyre denoncimeve e arritet sensibilizimin e opinionit publik dhe nderkombetar, tashti mendoj ka ardhur koha per veprime konkrete sidomos mbas bojkotimit te parlamentit dhe zgjedhjeve farse lokale.Nqs me te vertete doni largimin e kesaj klike ne fuqi mjafton te shohesh lajmet se cbehet ne Hong Kong dhe komentet jane te teperta

  2. kajmak e drog esht e gjith rilindja PS ne gjum OPOZIT A e pa aft ne aksionin e saj per largimin e qeveris mafjoze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *