• |
ide | kryesore

“Paskan futur Metën në listën e zezë, prit kur t’i heqin vizën”

Lajme, Të fundit



Ditën e mërkurë ishte në Tiranë drejtori i ri për Europën Perëndimore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Ai takoi krerë të lartë të shtetit si Rama, Ruçi, Balla dhe figura drejtuese të opozitës, si Basha dhe Kryemadhi, por ra në sy fakti që zyrtari i lartë amerikan nuk u prit në një takim nga presidenti Ilir Meta.

Disa prej mediave pranë qeverisë e pasqyruan lajmin duke e interpretuar se presidenti Meta ishte futur në listën e zezë të SHBA-ve dhe pikërisht për këtë arsye ishte “injoruar” nga zyrtari i lartë. Për këtë ka reaguar zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë” – shkruan Blushi.



1 Comment

  1. Ky stinky kur shkon ne wc merr karton me vehte per tu fshire. Nuk lahet sepse ka alergji nga uji dhe sapuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *