• |
ide | kryesore

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Meta ‘flet’ përmes zëdhënësit: Fajin e ka ODIHR që s’punon në të zezë, por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në facebook, Blushi shkruan: “Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë”.

OSBE/ODIHR deklaroi në raportin përfundimtar se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit.

Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën, thekson raporti.

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” – thuhet në raport.

Misioni i ODIHR-it për Vëzhgimit të Zgjedhjeve vlerësoi me këtë raport përfundimtar përputhjen e zgjedhjeve shqiptare me angazhimet e OSBE-së, detyrime dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe me legjislacionin kombëtar.

OSBE/ODIHR pati rreth 250 vëzhgues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri, dhe raporti pritej me shumë interes nga publiku dhe partitë politike.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *