• |
ide | kryesore

Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet, Patozi: Duhet të nisim që sot betejën për zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.


Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Patozi shkruan se raporti nënkupton qartë që “të dyja palët janë pjesë e përgjegjësisë për produktin dhe rezultatin e deformuar të 30 qershorit”, duke shtuar se vendoret e fundit janë një histori për t’u harruar, si për mazhorancën ashtu edhe “për të tjerët, që po thonë se kanë fituar me 85 qind, mëgjithëse nuk morën pjesë në zgjedhje fare”.


Sipas ish-numrit dy të Partisë Demokratike, ky raport është një arsye më shumë se përse qeveria “Rama” nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë të vetme në pushtet, por në të njëjtën kohë nuk mund të shërbejë si një justifikim për të përligjur mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Oferta e qartë dhe e detajuar për një sistem të ri politik, që nis me zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës dhe vijon me një reformë të thellë zgjedhore, duhet të jetë hapi i parë i opozitës për t’i dhënë vendit një zgjidhje afatgjatë për këtë krizë të rëndë politike.

Në rast se kjo gjë nuk ndodh, gjithkush në Shqipëri ka të drejtë të mendojë se edhe opozita është e interesuar për ta ruajtur statuskuonë e kryetarokracisë dhe se ajo thjesht po pret kohën se mbase një ditë mund të vijë në pushtet, për të gëzuar të njëtat privilegje kushtetuese dhe ligjore, të cilat prej 6 vjetësh po i keqpërdor, jo pa sukses, Edi Rama.”- shkruan Patozi.

POSTIMI I PLOTË:

KA VETËM NJË MËNYRË PËR TË “FITUAR” PREJ RAPORTIT TË OSBE/ODIHR-IT

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe më të këqija, se sa ato përshkruhen në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it. Dhe këtu nuk ka ndonjë gjë për t’u çuditur, sepse afro 250 vëzhgues të huaj nuk mund t’i shihnin dhe konstatonin të gjitha shkeljet në një proces zgjedhor problematik dhe tërësisht të zhbalancuar, i cili kishte nisur mbrapsht që në castin kur disa forca kryesore politike morën vendimin për të bojkotuar.

Por ky raport realist nuk të jep shumë mundësi për t’u krenuar, sepse është njësoj sikur dikush të fërkojë duart se i doli fjala që e zuri ujkun duke ngrënë, pasi më parë i kishte varur atij mëlçitë në qafë.

30 qershori është një histori për t’u harruar, si për ata, që nuk po i gëzohen dot fitores “publiçitare” të 61 bashkive, të cilët dëshmuan se i vjedhin votat edhe kur nuk kanë fare kundërshtar përballë, po ashtu edhe për të tjerët, që po thonë se kanë fituar me 85 qind, mëgjithëse nuk morën pjesë në zgjedhje fare.

Raporti nuk e thotë, por e lë të nënkuptohet qartë, se të dyja palët janë pjesë e përgjegjësisë për produktin dhe rezultatin e deformuar të 30 qershorit.

Natyrisht, secili mund të shkëpusë prej raportit vetëm paragrafët, që i pëlqejnë apo interesojnë, dhe kjo ka ndodhur pothuajse gjithmonë me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për Shqipërinë.

Por kjo nuk e ndryshon fare nevojën emergjentë të vendit për të lënë pas një epokë të palavdishme dhe shumëvjeçare me zgjedhje të manipuluara për shkak të sistemit tonë politik, i cili ndodhet në fazën fundore të degradimit.

Raporti OSBE/ODIHR-it është një arsye më shumë se përse kjo qeveri nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë të vetme në pushtet, por në një vend të lirë ky objektiv arrihet vetëm përmes zgjedhjeve.

Ndaj edhe ai nuk mund të shërbejë kurrësësi si një justifikim për të përligjur mospjesmarrjen në procesin e shumëdebatuar të 30 qershorit, dhe aq më pak si një shtysë për teka apo trille të tjera, që mund të dalin për të shmangur apo shtyrë zgjedhjet e radhës.

Shqipëria po vuan sot pasojat e një krize të fortë përfaqësimi, të cilën 30 qershori, për shkak të kontekstit politik të paprecedent, e theksoi edhe më shumë. Dhe e vetmja rrugë për ta zgjidhur krizën politike në një vend demokratik është vota.

Nëse duam që raportin e OSBE/ODIHR-it ta lexojmë me realizëm duhet të nisim që sot betejën për zgjedhje të parakohshme, sepse nuk ka më dilema për kalbëzimin e plotë të “Rilindjes”, si filozofi dhe si praktikë qeverisëse.

Por, sigurisht, që zgjedhjet e reja nuk do të kishin asnjë kuptim pa një reformë të plotë dhe rrënjësore, e cila në radhë duhet të çrrënjosë pushtetin absolut të kryetarëve të partive, duke mos u dhënë praktikisht asnjë mundësi njerëzve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Ne nuk kemi nevojë edhe për një palë zgjedhje të tjera të dështuara për t’u bindur se komisionet e votimit dhe të numërimit, duke filluar që nga KQZ-ja, nuk mund të lihen prapë në mëshirën e miilitantëve politikë dhe për këtë mjafton të lexojmë raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it.

Oferta e qartë dhe e detajuar për një sistem të ri politik, që nis me zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës dhe vijon me një reformë të thellë zgjedhore, duhet të jetë hapi i parë i opozitës për t’i dhënë vendit një zgjidhje afatgjatë për këtë krizë të rëndë politike.

Në rast se kjo gjë nuk ndodh, gjithkush në Shqipëri ka të drejtë të mendojë se edhe opozita është e interesuar për ta ruajtur statuskuonë e kryetarokracisë dhe se ajo thjesht po pret kohën se mbase një ditë mund të vijë në pushtet, për të gëzuar të njëtat privilegje kushtetuese dhe ligjore, të cilat prej 6 vjetësh po i keqpërdor, jo pa sukses, Edi Rama.

 

4 Comments

  1. nuk kuptojme per cfar betejash behet fjal,ju si klas politike biznesi keni dalur nga kuptimi politik ligjore ,dhe veprues ,I perfaqsimit pergjegjsise ,dhe veprimit ,ku me popullin juve as ju lidh as bashkon asgje ,sepse ju jeni kthyer ne pushtues te popullit ,dhunues grabites barbarizues ,ne ,kriminel burim krimi dhe kriminalizimi,keshtu te pakten ju identifikon raliteti fakteve per nje shekull ,me politika ligje dhe veprime,doni apo zdoni ta dini pranoni,ky eshte raliteti ,ju si klas politike ,si politika ligje dhe veprime ky popull nuk ju don,dhe pik,ka dal ne shesh gjithcka qart pastert e shikueshme e prekshme ,tani per cfar deshironi te flisni ne vazhdimsi qe ju do te vazhdoni ket perandori pushtimi deri ne eleminimin e qenies kombetare,.shqiptare si moral ,si pron ,si formim ,si ardhmeri,si mundesi,,jo zoteri dhe nese deshironi nuk do tu lene bota,te fuqishmit strategjit dhe interest e mella,keshtu qe padrejtesia ka nnje cmim ate te cdemtimit dhe ndryshimit,ftoheni te kuptoni domosdoshmerit,,si celesi suksesit ekzisten ces mundesive ,qe eshte qartesia,e verteta qe ka vlerat virtytin , jep gjalleri zgjillje siguri paqe shprese,siguri shpetim,per gjith, koha e lojes se kungulleshes mbaroj,lerjani me mir hapur rrugen ,atyre qe meritojne qe popullin ta nxjerrin ,nga rruga problemeve pa zgjillje qe e keni futur te gjith drejt rruges zgjilljeve pa probleme si fillim pajtimin e brendeshem kombetare per nje ndryshim pozitiv ,vetem keshtu ju mund ti shpetoni ndeshkimit dhe shkatrrimit tuaj total,ju nuk jeni budallenj jeni shum te zgjuar dhe inteligjen ,se perderi sa arritet qe keti kombi ti shkaktoni kaq dem mund ti kishit sejellur po kaq dobi,por egoja per pushtet dhe para ju solli ne pozicionin e ulleheqesve me te pangopur me mashtruesit dhe manipuluesit ,ne rruzgullin tokesore ndaj popullit vet ku cilido pushtues te kishte ardhur ketu,kaq dem dhe fatkeqesi keti populli nuk do ti kishte sjellur fatkeqesi,vetem me dy mundesi te mendojn te ikin jasht ,te len vendlindjen ose te qendrojne ketu ,si I vdekur ne depression ose te perfundojne ne spital ose varr sepse padrejtesia ka vetem antivleren ,ky eshte rendimenti juaj ,kurse tani na flisni per greva revolucione dhe zgjillje pa marrveshje popullore pa projekte konkrete pa asnje element shprese dhe sigurie,,mendoni se keta mund ti haj kush zoterinje pas nje zgjimi dhe formimi kuptimi dhe bindje praktike popullore ne nje shekull duke ditur qe kemi logjik dhe dallushmeri ndaj te mires me te keqen ,ku qart cdo dite sejcili po ju tregon vendin duke ju thene qe nuk e ham me saponin per djathe sepse e ka zbuluar shija,praktikisht koha juaj ka mbaruar ,se me pare ju ka mbaruar perqendrimi juaj ne padrejtesi ne gjitha kuptimet detajet,e tregon raliteti faktet ket ralitet nuk mund ta pranojme durojme me asnje shqiptare sepse eshte padrejtesin kemi natyralitet njerzore te drejten e ndjen don dhe perkrahe cdo krijese sepse u krijum me te kurse padrejtesin e urrejne te gjitha ,sepse eshte natyralitet krijimi,[ajo shkatrron gjithcka ndersa shkatrrimin e vet ndeshkimin humbjen nuk ja pranon ndergjegja askujt,ndersa gjymtyret e te padrejteve me vullnet te plot po I sherbejn shkatrrimit vet ndollemi ne pika kritike per vlersim raliteti ndarje problemesh dhe pranim zgjilljesh me drejtesi hak praktikisht jo me fjale qe ne politika ligje perfaqsim ,sa nuk,keni prekur fundin trishtues te gjith,kjo analiz ka baza fetare shkencore dhe praktike sepse jetojme ne trendin e ralitetit fakteve ,sistemit te ligjeve te krijimit dhe funksionit te jetes mbi toke dobive zgjilljeve ne gjitha kuptimet ,prandaj po ju kujtoj duajeni veten ,praktikisht ashtu sic e deshironi me shpirt ndjenja zemer,dhe fjale,ndergjegje baz natyralitetit pastert te ndjeshmeris se perbashket si krijim respect per te gjith ,uro qartesi gjalleri siguri zgjillje paqe shprese shp[etim ne mezin tone jo urrejtje perplasje shkatrrim humbje ndeshkim

  2. per tu marrur ,me sukseset duhet te mesojm me pare vlerat e tyre njohurit ,dhe urtesin ne to ullzimin hyjnore qe jane drejtperdrejt ligjet e funksionit te dobive vet sukseset,zgjilljet ,ku protagonist kryesor ,I krijimit eshte krijuesi gjithesise ,dhe I levizjes ,se keti zhvillimi ne toke njeriu I mbikqyrur drejtperdrejte nga vet zoti ligjet e tije,te future ne sistemet e gjalleris jetes,se gjitha krijesave ne mas instinkt imunitet forme ,,,,,,/,njeriu si krijese inteligjente ka nje seri veprimesh qe I duhen per te ardhur deri tek suksesi ,1 formimi,2 shprehja,3 veprimi,1,shkencerisht ,femia edukohet ne barkun e nenes,,ne javen e shtate te shtatzanis femija bashkvepron me mendimet dhe veprimet e semes,,ketu kemi shkallen e pare te formimit ,te educates ndjenjen ,per mire ose keq per gjithcka,ne vartesi te formimit dhe gjendjes se nenes vet,,ku ne kete pjese te fillimit jetes varet nga perkushtimi ciftit qe nena per periullen e shtatzanis te mbahet e qete me mendime fjale dhe vepra te mira dituri te mire qe femia te dalin me ndienja te mira,pjesa dyte shprehja ,kjo eshte pjesa tjeter e jetes e kuptimit formimit me te gjere te ullzimit hyjnore dhe praktikimit tije qe hyn ne kuptimin veprim kjo kjo shtrihet ne gjith jeten ,njerzimi ne zhvillimin e vet e ka detajuar ne formim shkolle dhe zbatim praktik me elemente mundesuese mbrojtese dhe ndihmese perms sistemit politiko ligjore,njeriu ka mundesi per mire nese ja zhvillojme mendimin perms vlerave ose mundesi per keq nese mbetet ne antivlere ,nese e lem ne antivler njeriu formohet rritet dhe mbetet I demshem shkatrrues I vetvetes,dhe tjereve,dhe nese e orientojme drejt vlerave ai behet I dobishem per veten dhe tjeret ,e kush e tha me mire per gjithcka se sa vet krijuesi gjithckaje ,ne vetem po un vetem se po vlersoj ralitetin faktet duke u mbeshtetur ne te,,po ta shfrytezojne trurin njeriu sa duhet problemet qe ka gjejn zgjillje por jo pa mbeshtetje tek krijuesi problemit dhe zgjilljes ,zotit botnave uroj mirkuptim dhe kuptim nga te gjith,ta dini se zoti nuk na I ka mbyllor rruget ai vetem na la te zgjellim zgjollem padrejtesin ,keto jan karakteristikat ne zhvillimin e vet antivlera ,urrejtja perplasja hakmarrja humbja ndeshkimi shkatrrimi ,ndeshkimi nje rrug problemesh pa zgjillje ku njeriu si krijes e dobet duke u mbeshtetur tek vetja nuk sjell asgje me shum se vetveten dobesin qe ka egon per pushtet dhe para ,ku njerit toka me pasurit qe ka po ti jepen nuk ngopet po per kaq sa jemi nuk mjafton as gjithesia ,kjo na ben te mendojme thelle dhe pranpojme qe nuk kemi cilesi per krijim zgjilljesh dhe qen te pavarur asnjeri por jemi te varur drejtperdrejte tek krijuesi ligjet e tije ,qe zgjilljet nuk funksionojne ndryshe vetem sipas ullzimit tije ligjeve te tije qe mbetet e hapur per te vlersuar ate qe ndjejme duam dhe pranojme per veten te verteten drejten hakun ,nje natyralitet krijimi, ta kemi per te gjith,,sepse vetem keshtu funksionon qartesia gjalleria zgjilljet shpresa siguria paqa shpetimi yne kjo eshte rruga zgjilljeve pa probleme ,uroj qe ta vlersojme dhe pranojme ta bejme motiv veprimi ne mezin tone ,qe te fillojme ndyshimin ne mezin tone duke u angazhuar te gjith ne shkallen e pare te veprimit ne unitet qe te japim mesazhin e bindjes per te drejten dhe kundershtimit padrejtesis qe ti hapim rrugen kthimit urrejtjes armiqesis ndaj njeritjetrit ne dashuri sepse keshtu kthejme luften ne paqe dhe problemet me zgjillje ,uroj vlersim raliteti dhe orientim zgjillje ne mezin ton respekt per te gjith

  3. Ne fakt Patozi e ka lexuar sic duhet raportin . Me perjashtim te paragrafit ku flitet per shkeljet e KQZ-se. Nje nga shkeljet eshte dhe rregjistrimi i partiese se tij jashte afateve ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu