• |
ide | kryesore

Rita Ora flet rreth miqësisë që ka me Princ Harryn

Paparazzi, Slider



Rita Ora ka pranuar se ‘dashuria nuk është përparësia e saj kryesore tani’, teksa u shfaq në kopertinën e revistës së famshme “Marie Claire”, në botimin e muajit tetor.
Këngetarja e hitit “Let You Love Me”, 28 vjeçe, gjithashtu foli edhe për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry gjatë intervistës për revistën, në fotografitë e së cilës u shfaq mahnitëse.

Gjatë intervistës së sinqertë, Rita, e cila herën e fundit ishte në lidhje me Andrew Garfield pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri, Andrew Watt, pranoi se ajo ‘dashuron dhe bie vërtet shumë’ në marrëdhënie.
Ajo i tha revistës: “Njerëzit preferojnë të dinë për jetën time personale dhe unë e pranoj një gjë të tillë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se do të jetë edhe për ca kohë”.
“Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjatë gjithë kohës. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter: Përpiqu të mos biesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë! Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”, ka thënë këngëtarja shqiptare.
Rita gjithashtu foli për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, duke thënë: “Sa herë që shohim njëri-tjetrin, gjithmonë jam e befasuar se si i kujton ai bisedat e tjera që kemi pasur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *