• |
ide | kryesore

Ronaldo nxjerr Juventus me “këpucë të kuqe”: – 40 milionë në 2018-2019

Sport



Llogari problematike për Juventus në lidhje me bilancet e sezonit të fundit, atë të 2018-2019. Sipas Calcio e Finanza, nga cfarë rezulton sipas bilanceve të Exor, kompania e familjes Agnelli-Elkann që kanë 63,77% të shoqërisë bardhezi, klubi e ka mbyllur semestrin janar –qershor 2019 me një humbje prej 47 milionë euro. Duke patur në konsideratë që në semestrin e parë të 2018, Juve kishte regjistruar një plusvalencë prej 7,7 milionë, mund të imagjinohet që bilanci bardhezi në 30 qershor 2019 mund të mbyllet me një pasiv prej rreth 40 milionë. Një shifër që mund të paraqesë një tregues për atë që mund të jetë rezultati i klubit.

Sipas të gjitha mundësive, për të patur qartësi, duhet pritur 19 shtatori, kur të mblidhet Këshilli i Administrimit për të aprovuar bilancin e 30 qershorit 2019. Në atë rast do të njihet me saktësi impakti ekonomik i mbërritjes në Torino të Cristiano Ronaldo e numrat e bilancit të sezonit 2018-2019 të klubit bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *