• |
ide | kryesore

Vdes duke luajtur futboll: i biri 30 vjeçar i Cafu goditet nga infarkti

Sport



Dramë familjare për Cafu: ish-mbrojtësi i Roma e Milan ka humbur të birin Danilo Feliciano De Moraes, i cili vdiq duke luajtur futboll në shtëpinë e familjes në Barueri (San Paolo). 30 vjecari është goditur nga infarkti gjatë një ndeshje, duke u shtrirë përtokë: urgjenca e thërritur nga familja e dërgoi në spital me shpejtësi, por mjekët nuk arritën ta kthejnë në jetë.

Danilo Feliciano (në të djathtë në foton e Instagram postuar nga Cafu, në ditën e festës së babit, në 11 gusht) ishte më i madhi i tre fëmijëve të ish-kampionit brazilian e, ashtu si ka treguar miku i familjes Paulo Sergio, është ndjerë keq pas 10 minutash lojë: u transportua në spitalin Albert Einstein, por nuk ia doli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *