• |
ide | kryesore

Vrasja në Bulqizë/ Pamje nga momenti i arrestimit të autorit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të 22-vjeçarit Fatjon Keta, autor i dyshuar për vrasjen e Arlind Pashës sot në Bluqizë. Ngjarja ndodhi në qendër të këtij qyteti. Nga pamjet në fjalë shihet i riu teksa shoqërohet për në komisariat nga dy efektivë, ndërsa mban pranga në duar.

I veshur sportiv, me një palë treçerekëshe e t-shirt, e atlete, 22-vjeçari mban kokën e ulur, ndërsa futet në makinën e policisë.

Ngjarja 

Pas një sherri për motive të dobëta, Fajton Keta, 22 vjeç, goditi me thikë shokun e tij, të cilin e kishte edhe në lagje, duke i shkaktuar atij vdekjen. 21-vjeçari Arlind Pasha humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, policia u vu në ndjekje të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pas krimit dhe u arrestua pak orë më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *