• |
ide | kryesore

Vrasje në Bulqizë/ Sherr mes të rinjve, humb jetën 21-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Bulqizës.

Nga informacionet paraprake mësohet se një 21-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e një sherri me thika me bashkëmoshatarët e tij.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.

Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rreth zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bulqizë / informacion paraprak

Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *