• |
ide | kryesore

Zjarr në Fier, rrezikohen banesat dhe bagëtitë

Lajme



Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Sulaj të njësisë administrative Dërmenas në Fier.

Nga informacionet paraprake, mësohet se janë djegur duajt e barit dhe se nga përhapja e flakëve kanë rrezikuar banesat dhe stallat e bagëtive përreth.

Në vendin e ngjarjes gjenden forcat zjarrëfikëse të Fierit që kanë punuar për disa orë për shuarjen e flakëve, që kishin përfshirë barin e mbledhur për bagëtitë nga një fermer i zonës.

Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *