• |
ide | kryesore

A u dekonspirua aksioni për kapjen e vëllezërve që vranë teknikun e kondicionerit

Lajme, Të fundit



Vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi që vranë në vilën e tyre punonjësin e kondicionerëve, Indrit Çelaj, ndodhen ende në arrati. Por një detaj i zbuluar nga Abc News, hedh dritë mbi një dekonspirim të mundshëm të operacionit për kapjen e tyre.

Sipas tw njëjtave burime, pas vrasjes vëllezërit Kusi strehuan në një vilë 2-katëshe në fshatin Allgjatë të Tiranës që është në pronësi të xhaxhait të tyre, Lulzim Kusi, edhe ky tashmë në arrati. Dyshimet janë se operacioni u dekonspirua nga drejtuesit e lartë të Policisë që kanë lidhje me familjen Kusi.

Banesa dykatëshe ndodhet e veçuar nga shtëpitë e tjera në fshatit Allgjatë në zonën e Kasharit në periferi të Tiranës. Ku edhe pronari i kësaj vile është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrolli në bodrumin e banesës u gjet një armë zjarri tip kallashnikov model 56. Albano dhe Griseldo Kusi, u lokalizuan nga grupi hetimor nëpërmjet qelizave telefonike se fshiheshin tek të afërmit e tyre në fshatin Allgjatë.

Por pas aksionit “blic” të 25 gushtit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë mundën të largoheshin para se të mbërrinin policët. Për këtë arsye po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Ministrinë e Brendshme për rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat drejtuese policore.



5 Comments

  1. ””’ Dyshimet janë se operacioni u dekonspirua nga drejtuesit e lartë të Policisë që kanë lidhje me familjen Kusi.””

    Kush i ka keto dyshime ? Ju te lapsit . Nuk lini lajm pa hedhur helmin tuaj . Kush jane keta DREJTUESIT E LARTE TE POLICISE QE KANE LIDHJE ME…. ?

    1. Ne fakt policet e Ridhjerjes nuk kane dekonspiruar kurre asnje operacion….
      Je merzitur me te drejte, shou shef

    2. po do boj ne shkullaku i cik propagand tashi
      sa me eksitu kto salikarat e lapsit
      pse vetem mero do boj propagand per ato pleqt komunista

      1. Per te eksitu’ “salikarat e lapsit’, o llum analfabet qe s’di te shkruash as shqip, mjafton shtatgjatsia e tij Edi Rama!

  2. Te gjithe halet milet jane te lidhur me politiken e PS. Hyjne ne PS per te vjedhur, manipuluar Lagje, Njerez, Shqiperine.
    Fcuk the System!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *