• |
ide | kryesore

Batutat mes Ruçit dhe Kryemadhit në festën e LSI-së: Kush ka qejf të përdoret…

Lajme, Të fundit



Në 15-vjetorin e themelimit të LSI-së ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari socialist, Gramoz Ruçi. Në një tavolinë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, nënkryetarin Luan Rama dhe me gazetarët Filip Çakulli dhe Ylli Rakipi, Ruçi janë shkëmbyer disa batuta. Sipas dosja.al që ka zbardhur batutat, Ruçi ka pranuar se LSI-ja është një parti parlamentare dhe se opozita në parlament është atje vetëm në sajë të partive që dogjën mandatin.

BISEDA:

Monika Kryemadhi: Luli është dhëndër Tepelene. Gramoz Ruçi nuk bashkohet. Është kryetar parlamenti. Kur ta kuptojë Gramozi që duhet të ndërhyjë do të ndërhyjë. 82 ka ky, po të kishte 69 edhe do të ikte. 82 është legjitim.

Ylli Rakipi: Kryetari i Kuvendit tha që është parti parlamentare, e gjitha është lojë kot ajo. Vajza e Azemit aty…Ralfi.

Monika Kryemadhi: Kush ka qejf të përdoret le të përdoret!

Gramoz Ruçi: Ata janë atje sepse i kanë bërë kjo parti, pse si e di ti? Të gjithë! Janë atje sepse i solli kjo parti.

Në 15-vjetorin e themelimit të LSI-së mungoi themeluesi i saj, Presidenti Ilir Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *