• |
ide | kryesore

Dëmtohet rrjeti elektrik te ”Rruga e Elbasanit”, mbeten pa energji disa lagje të Tiranës

Lajme



Rrjeti elektrik në afërsi të “Rrugës së Elbasanit” në kryeqytet është dëmtuar duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji të qytetarëve në zonat përreth.

Lajmi është bërë i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), që bën me dije se ka nisur puna për riparimin e rrjetit.

Si pasojë e dëmtimit të kabllit të tensionit të mesëm 20kV fideri L16 nga puninet për hapjen e kolektorit te “Rruga e Elbasanit” kanë mbetur pa energji elektrike zonat rreth “Rrugës së Elbasanit”, fakulteteve, etj.

Brigada e OSHEE po punon për riparimin e rrjetit”, shkrueht në njoftimin për mediat të OSHEE-së.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *