• |
ide | kryesore

“E di si luan Deschamps, me goditje standarte mund të bëjmë keq. Kujdes Griezmann!”: këshillat e Edy Reja para ndeshjes

F1, Sport



Kampionë bote, mjafton ky status për të trembur këdo kundërshtar, e megjithatë për sfidën e të shtunës, në Paris, kuqezinjtë duken të qetë. Pak sepse janë nga ato ndeshje ku nuk ke asgjë për të humbur, apo se të paktën në tre përballjet e fundit precedentët të japin kuota të besueshme, për mënyrën se si kuqezinjtë janë përballur me Francën. Fakt është që Mërgim Mavraj, shënues i golit në Rennes, është aty e se tekniku Edy Reja e njeh mirë teknikun kundërshtar dhe në konferencën për shtyp tregon se pak a shumë e ka të qartë ndeshjen që e prêt: “E di si luan Deschamps. Nuk është një trajner që rrezikon, që e hedh skuadrën përpara, ka shumë ekuilibër në mesin e fushës e ka lojtarë që edhe në kundërsulm janë shumë të shpejtë. Unë mendoj se nuk do të na lejojë asgjë, e nëse i gjen, do na ndëshkojë.

Të gjesh pikën ku duhet të kesh kujdes, kur përballë ke një skuadër plot kualitet është disi utopike, por pa Mbappe, Pogba e Kante e me Lacazzette të lënë në shtëpi për Giroud, cështja thjeshtohet pak, aq san ë konferencë për shtyp Reja e ka bërë të qartë se njeriu tek i cili duhet focus total është Griezmann…: “Duke patur parasysh karakteristikat që ka Franca, janë lojtarë të fortë fizikisht, por edhe të shpejtë. Në zonën qendrore e në vecanti Griezman, që është lojtari katalizator i ofensivës. Duhet ta kemi kujdes e të mos e lëmë të lirë, sepse ai bën diferencën. Duhet dublim markature, sidomos në këtë zonë të fushës”.

Franca është nga ato skuadra që e bën të vlejë shtatlartësinë e lojtarëve që ka: një përqindje e lartë golash është shënuar pikërisht në goditjet standarte. Por duke iu referuar statistikave të tre ndeshjeve të fundit në fakt edhe Shqipëria ka treguar se bën keq: dy golat e pësuar nga francezët kanë ardhur pikërisht nga topa inaktivë: “Kemi provuar këtë javë, duke patur parasysh staturën e tyre. Kanë lojtarë të rëndësishëm në lojën në ajër, por edhe ne nuk jemi keq. Jemi një skuadër që është e pajisur në fazën difensive me lojtarë që dinë të luajnë me kokë. Do të jetë një ndeshje e bukur ajrore, por jo vetëm në mbrojtje…”

Shqipëria me 6 pikë në grupin H kualifikues për Euro 2020 është në ndjekje të tre formacioneve, Francës, Turqisë e Islandës, që kanë tre pikë më shumë, e duke parë që dy ndeshjet e radhës vijnë kundër rivalëve direct, cdo pikë është e rëndësisë së madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *