Me një ceremoni në Pallatin e Kongreseve, LSI kremtoi 15-vjetorin e saj. në fjalën e soj kryetarja Monika Kryemadhi bëri akuza të forta ndaj qeverisë Rama dhe Rilindjes, që sipas saj, janë tradhtarët më të mëdhenj të së majtës.
“Situata është e paprecedent. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë. Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare” – tha Kryemadhi.
Këto fjalë i dëgjoi edhe një figurë e rëndësishme e socialistëve që ndodhej në sallë. Ftesën e LSI-së e kishte pranuar kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ndoshta Ruçit i kanë pëlqyer pasi ai nuk është pjesë e Rilindjes, por e gardës së vjetër të socialistëve. Ai ndodhej në sallë dhe ka qenë mjaft miqësor në takimet me figurat e LSI-së edhe pse kjo nuk ka kursyer akuzat edhe ndaj Ruçit. ©LAPSI.al
PARTIA MBI TE GJITHA
TE RROJE PARTIA
Meqe paskan ftuar ruc katranin i bie pra oj oj gjith njesoj. Jo se nuk e dinim. Ca gallate shqiposh.