• |
ide | kryesore

Italia e Mancinit ka dy surpriza të mëdha: diferencën po e bëjnë ata që nuk mendoheshin…

Sport



Nuk ka qenë versioni më i mirë i Italisë së Roberto Mancini. Të kaltrit janë dukur të palëvizshëm e mekanikë, të paqartë e pa shkëlqim, në krahasim me kundërshtarët, që ishin më përpara në gjendjen fizike, duke arritur të limitojnë mbi të gjitha mesfushorët e të kaltërve. Për fat, në fakt, trajneri i Italisë mund të llogarisë një skuadër të përbërë nga shumë elementë cilësorë. Fitorja në Armeni është fryt i ndikimit shumë të mirë në ndeshje, të dy lojtarëve të futur gjatë pjesës së dytë: Lorenzo Pellegrini dhe Stefano Sensi kanë lejuar Italinë të ndryshojë marshin dhe të sjellë në shtëpi 3 pikë të një sfide më shumë se sa të komplikuar, nga sa ishte parashikimi.

Mesfushori i ri i Inter, që i ka bërë të gjithë të dashurohen me të – përfshirë dhe Conte – me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme ndaj Lecce e Cagliari, edhe me kombëtaren ka qenë i pakapshëm. Mancini nuk ka gabuar aspak, duke e grumbulluar lojtarin e datëlindjes 1995. Tekniku i Italisë e kishte studiuar që kur vishte fanellën e Sassuolo, por tani ka marrë gjithë përgjigjet e duhura.

Të gjithë vinin bast për Barella (i spostuar në hierarkinë zikaltër), por lavdërimet në këtë pjesë të parë të sezonit i ka marrë ish-lojtari i Çezenës, që do të luajë nga minuta e parë edhe ndaj Finlandës për shkak të skualifikimit të Veratti. Nga minuta e parë do të jetë edhe Pellegrini, goli i të cilit ka hequr “gështenjat nga zjarri” dhe ka zhbllokuar një situatë me të vërtetë të vështirë. Gjysëm-sulmues, trekuartist, regjizor, ndërmjetës: Fonseca i ka dhënë tashmë çelësat e mesfushës, Mancini uron që të vazhdojë kështu dhe të rritet, në prag të takimit më të rëndësishëm, edhe pse duhet të jetë i zoti të tejkalojë konkurrencën e madhe në mesfushë dhe të kthehet në një pikë force.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *