• |
ide | kryesore

Kushta ‘shkund’ Bashkinë e Vlorës: “Duhet buxhet emergjence për Flamurtarin”

Sport



Kështu nuk vazhdohet më. Sikur të mos mjaftonin problemet e mbarsura nga sezoni i kaluar, rezultatet e startit të kampionatit tregojnë qartë gjendjen në të cilën ndodhet Flamurtari. Tre humbje në po kaq ndeshje, me imazh të përbaltur e me klubin dikur emblemë të futbollit, që sot nuk preferohet nga askush, pikërisht për ngërcin financiar.

E atëherë duhet një zgjidhje, që ish-futbollisti i shquar vlonjat, aktualisht këshilltar në Këshillin e Bashkisë së Vlorës, Sokol Kushta e gjen në një “buxhet emergjence për Flamurtarin”. Këshilltari i PS, Kushta, propozoi këtë zgjidhje emergjente që Flamurtari të dalë nga situata e vështirë: “Propozoj që Këshilli Bashkiak të miratojë një buxhet emergjence, për ti ardhur në ndihmë klubit. Duhet të mendohet se cfarë do të ndodhë nëse miratohet ligji për sportet por edhe nëse ai nuk miratohet. Të gjithë duhet të jenë të përgatitur”.

Sipas ish-kampionit kuqezi, Bashkia e Vlorës është pronare e klubit dhe duhet që të kontribuojë në dhënien e një zgjidhje. Kushta ngriti edhe pyetjen se sa e përgatitur është bashkia nëse hyn në fuqi ligji i privatizimit dhe si do të bëhet shitja e aksioneve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *