• |
ide | kryesore

Burri masakron gruan me thikë dhe hidhet nga kati i 7-të

Lajme, Të fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd. Një burrë ka masakruar gruan e tij me thikë e identifikuar si Lule Gjokola e cila ka ndërruar jetë në spital. Sipas News 24, më pas burri është hedhur nga kati i shtatë i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ai është identifikuar si Daut Gjokola, 50 vjeç. Nga të dhënat paraprake flitet se shkak i krimit është bërë një sherr në çift për çështje xhelozie. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu