• |
ide | kryesore

“Ligjet”/ Debate për dekretin e Metës, Fino: Presidenti e paska personale me mua…

Lajme, Të fundit



Vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe institucionit të Presidencën në lidhje me dekretet e kthyera për shqyrtim gjatë verës nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Mbledhja e ditës së sotme në komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet dekreti për pushtetin vendor, është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Bledar Dervishajt, këshilltarit ligjor të presidentit Meta.

Dervishaj është shprehur se ndër të tjera dekreti është kthyer për arsye se krijon një kompetencë të re të autoriteteve vendore.

Ndërkohë, sipas socialistit Bashkim Fino, anëtar i komisionit, relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit, pra atij vetë.

Ajo qe me vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nisme. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. I humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrezojmë dekretin e presidentit për këto nene”, -tha ai.

Dekreti i Metës u rrëzua, sikurse u veprua në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë në fillim të javës për katër të mëparshimit: për konçesionet, për privatizimet, për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Vlorë, në  Kjo “matje forcash” mes palëve ka nisur që prej vendimit të presidentit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

 



6 Comments

  1. po ky thesi me mut, nje kolaq gjirokastre nje zero ne profesion qe vetem au iu di te beje. s’di as te shprehet.

  2. I paemer 12:35,
    sa bukur di te shprehesh ti! Vetem ke nje difekt shume te vogel. Nuk di te shkruash korrekt gjuhen shqipe.

  3. boll maskara eshte meta po kur dogjon keshtu laperash , injoranatsh , hajdut me cizme si ky brumbulli fino e kupton se maskaralleku ne shqiperi eshte i pa fund.

  4. Thone qe Baci ka qene kamarier ne Gjirokaster dhe pak jevg, tashti del e ben politike. Ky ishte miku i ngushte i Mirit te Xhikes gje qe ja tha dhe ambasada amerikane ne ate kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *