• |
ide | kryesore

Masakra në Prishtinë, dy të plagosurit mes jetës dhe vdekjes

Lajme, Të fundit



Në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të plagosur të enjten gjatë përleshjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës. Pacientët në spital, xhaxha e nip, janë të familjes Rafuna.

Mjeku kujdestar Shaqir Uka tha se gjendja e të plagosurve është jo stabile. Thotë se janë në pritje edhe të rezultateve të analizave për të marrë më shumë informacione rreth gjendjes së tyre.

“Dy të lënduarit me armë zjarri në Prishtinë janë sjellë dje për ekzaminim në Klinikën Emergjente. Ata janë për momentin nën kujdesin intenziv dhe priten edhe rezultatet e analizave. Gjendja e përgjithshme e tyre mund të themi që është jo stabile”, ka thënë Uka.

“Dy pacientët, pas sjelljes në Qendrën Emergjente për shkak të lëndimeve që kanë marrë me armë zjarri janë sjellë për trajtim në mjekimin intenziv. Të dy pacientët vazhdojnë të qëndrojnë të fjetur në barna dhe të përkrahur nga aparaturat mjekësore. Në orët në vazhdim do të dihet gjendja e tyre. Njëri nga pacientët ka lëndime me armë në regjionin e kokës, ndërkohë tjetri ka lëndime në gjoks’, tha Uka.

Varrimi i Bashkim Mehmetit dhe Mefail Rafunës do të bëhet nesër. Djali i familjes Mehmeti do të varroset nësër në ora 12:00, derisa ai i familjes Rafuna në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Detaje se si filloi e gjithë përleshja mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna, ka dhënë sot Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtëna armësh.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R. dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M. dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”, thuhet në komunikatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *