• |
ide | kryesore

“Më kanë propozuar burrat e mikeve, por nuk mundem…”: Wanda Nara flet si agjente

Sport



Wanda Nara flet për herë të parë për transferimin e Mauro Icardi tek Paris Saint Germain. Bashkëshortja agjente e lojtarit e ka bërë në transmetimin argjentinas Morfi Telefe, që e drejton e motra Zaira. “Mes opsioneve që kishim, Psg ishte më i keqi për mua sepse duhet të bëj lart e poshtë me fëmijët, që shkojnë në shkollë në Itali”, pranon Nara. Qendërsulmuesi ishte në qendër të një intrigue të vërtetë merkato, që zgjati deri në ditën e fundit të tratativave: “Kishte shumë skuadra italiane të rëndësishme (Juventus, Roma e Napoli) që e donin e do të ishte më komode, por mendova për të”.

Sipas të dhënave edhe Boca Juniors kishte menduar të bënte goditjen e madhe: “Do të më pëlqente që një ditë Mauro të luante aty. Imagjinoj se cfarë mund të ndjesh duke zbritur në një stadium të tillë, kështu që edhe pse jam me River nuk do të kundërshtoja. Pòr nuk ka patur asnjë propozim serioz nga Boca”.

Në lidhje me foton e Maxi Lopez me Neymar ish-gruaja e Lopez mundohet të zbusë situatën: “E kanë vendosur foton në të njëjtën ditë në të cilën Mauro u bashkua me skuadrën. Është një foto vintage, nuk është aktuale. Dua të mendoj se ishte një koincidencë, sepse të gjithë lojtarët dinë gjithcka“.

Në fund Wanda mbyll hipotezën për të përfaqësuar lojtarë të tjerë: “Nuk mundem, sepse të administroj Mauro kërkon impenjim. Më kanë propozuar lojtarë të tjerë, burrat e shoqeve të mia. Kush më njeh e di që nuk e bëj për interes, por për dashurinë që kam për Mauro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *