• |
ide | kryesore

Mediat serbe/ Trump-Vuçiçit: 10 mld dollarë për njohjen e Kosovës

Planet



Takimi i para disa ditëve mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, pati jehonë në mediat rajonale për shkak të kontekstit për të cilin u përfol se i dha formë bisedimeme dypalëshe.

Mediat e Kosovës raportuan se Pompeo i ka ushtruar trysni Vuçiç-it për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në fakt, një aludim i tillë u la të kuptohej nga vetë kreu i shtetit serb pas kthimit nga SHBA-të, kur tha se Serbinë e pret një vjeshtë dhe një dimër i vështirë.

Por nga ana tjetër, në mediat serbe po qarkullon një lajm i pakonfirmuar sipas të cilit presidenti Donald Trump është i vendosur për zgjidhjen e kësaj çështjeje deri në mesin e vitit 2020.

Gazeta serbe “Informer”, ka shkruajtur se Trump ka në plan t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarësh, 14 avionë luftarakë F-16, si dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2024.

Burimet të cilave u referohet gazeta, thonë se “Trumpi ka dalë me idenë që t’i ofrojë Serbisë një plan të ngjashëm me atë ‘Marshall’ për Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Informer” pretendon se një ofertë e tillë do t’i përcillet Beogradit përmes  përfaqësuesit të sapoemëruar special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *