• |
ide | kryesore

Panik në urbanin Tiranë-Vorë, një pasagjer udhëtonte me pistoletë në brez (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Një i ri është arrestuar në flagrancë teksa po udhëtonte me armë zjarri me vete në linjën e transportit publik Tiranë-Vorë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K. M., 19 vjeç, që u vu në pranga së bashku me një tjetër person që akuzohet për moskallëzim krimi, pas sinjalizimit të qytetarëve.

Në  cilësinë e provës material janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *