• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Cakajt: Raporti i OSBE nuk specifikon që zgjedhjet ishin demokratike

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili u shpreh se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, kritikonte më së shumti opozitën.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur poshtë deklaratën e Cakajt, sipas të cilit raporti në fjalë e vlerësonte procesin zgjedhor në Shqipëri si të lirë, demokratik dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Të gjitha interpretimet e bëra sot nga zëdhënësi i Edi Ramës, janë citime të gabuara që nuk gjejnë pasqyrim në raport. Në asnjë rresht të këtij raporti, që tashmë është publik, nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike, legjitime dhe me standarde ndërkombëtare. Për herë të parë për raportin mbi zgjedhjet lokale në Shqipëri specifikohet se veprime dhe sjelle të qeverisë, të institucioneve të tjera, prokurorisë, gjykatave kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin”, tha ndër të tjera Bardhi.

Më pas, Bardhi shtoi se nuk është përgjegjësi e opozitës “pse KQZ-ja ka shkelur ligjin, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin nën presionin e qeverisë apo pse punonjësit e administratës u shantazhuan”. Po kështu, Bardhi deklaroi se sipas tij, pavarësisht shkeljeve flagrante të anëtarëve të KQZ-së apo presionit për të marrë pjesë në votime, parë me vetë sytë e vëzhguesve, nuk ka ende asnjë procedim penal.

Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”, tha Bardhi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *