• |
ide | kryesore

Taksisti: Eurot i kisha për shkollën e vajzës, më mbajtën peng…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dëshminë e taksistit Aldo Vyshka, i cili u mbajt peng për disa orë në një lokal në fshatin Katund i Ri, në Elbasan, ndërsa autorët i morën me dhunë edhe 2 mijë euro, që kishte me vete.

Taksisti Vyshka ka deklaruar para oficerëve të policisë se këto para i kishte për të paguar shkollën e vajzës. Taksisti është shprehur se është mbajtur peng deri në orën 02:00 të mëngjesit nga pronari i lokalit, Thanas Bejko.

“2.000€ që kisha me vete, ishin paratë që do paguaja shkollën e vajzës. Më mbajti peng pronari i lokalit, Thanas Bejko, deri në orën 02:00 të mëngjesit”, është shprehur Vyshka.

Ndërkohë, pas mesnatës, taksisti Vyshka ka gjetur mundësinë për të sinjalizuar policinë, e cila ka arritur në vendngjarje, duke arrestuar pronarin e lokalit dhe shokun e tij, si dhe dy kamerierë të këtij lokali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *