• |
ide | kryesore

Transeksualja i thotë lamtumirë atletikës: tani luan futboll

Sport



Në pamundësi për të mbrojtur titullin botëror në 800 metra pasi refuzoi ti nënshtrohej një terapie hormonale për të reduktuar nivelin e saj të testosteronit, Caster Semenya ka vendosur ti dedikohet futbollit. Kampionia afrikanojugore ka njoftuar se ka arritur akordin me një klub lokal të futbollit të femrave, JVW, për 2020-ën. Semenya ka bërë apel kundër vendimit të Cas, që ka konfirmuar parametrat e rinj të vendosur nga Iaaf.

Atletja e garave të gjata, e datëlindjes ’91 (kampione olimpike në 800 metra si në 2012 ashtu dhe në 2016 e kampione botërore në 2009, 2011 e 2017) ka nisur stërvitjen me shoqet e reja të skuadrës, por nuk mund të luajë për shkak të mbylljes së sezonit të merkatos. Debutimi i transeksuales do të bëhet pas disa muajsh. Semenya provon kështu të ndjekë gjurmët e kolegut të saj Usain Bolt, që tentoi të luante futboll, pa shumë fat, pasi u tërhoq nga garat



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *