• |
ide | kryesore

Vettingu, Kolegji Apelimit rihap hetimin për gjyqtarin Artur Malaj

Lajme, Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon riçeljen e hetimit gjyqësor për gjyqtarin Artur Malaj, kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.


Vendimi u mor pas kërkesës së Malajt i cili kundërshtoi gjetjet e komisionerit publik në lidhje me të ardhurat financiare të viteve 2007-2008 dhe 2009-2011.


Gjyqtari paraqiti prova të reja të cilat u pranuan nga kolegji dhe seanca e radhes u la për tu zhvilluar në 25 shtator. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, kryetarin e Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibin.

Gjithashtu, është konfirmuar në detyrë edhe Enkel Peza, kandidat për magjistrat dhe ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu