• |
ide | kryesore

Video/ Super Hollanda ‘shemb’ Gjermaninë, provë e mirë për Kroacinë e Slloveninë

Sport, Video



Kualifikueset e Europianit kanë dhuruar spektakël gola e befasi në ndeshjet e të premtes. 33 gola në 9 ndeshje janë tregues i intensitetit të rasteve të krijuara në fushat e kontinentit ku natyrisht e gjithë vëmendja ishte përqendruar në Gjermani aty ku Hollanda bëhet padrone me përmbysje, duke i dhënë një leksion të mirë skuadrës së Loë. Në grupin C, kryesuesit e Gjermanisë rrëzohen me zhurmë, të mundur 2-4 nga tulipanët, që i kthejnë reston për humbjen e marrë në shtëpi tre muaj më parë. Nuk i bën punë as penalltia e kontestuar me të cilën Kroos barazoi provizorisht 2-2 rezultatin, sepse Malen e Wijnaldum dënuan panzerat, duk e ngjitur Hollandën në kuotën e 6 pikëve. Fitore në këtë grup edhe për Bjellorusinë, që ka fituar në transfertën estoneze 1-2.

Asnjë problem për Kroacinë në grupin E. Nënkampionët e botës kanë likuiduar me një poker Sllovakinë, duke vazhduar bashkëkryesimin me Hungarinë me 9 pikë. Tre suksese e një humbje për ballkanasit, ndërkohë që Uellsi kalon me vështirësi Azerbajxhanin. 2-1 imponohen britanikët me golin vendimtar të Bale, gjashtë minuta nga fundi i takimit. 2 humbje dhe dy fitore për ishullorët, që vazhdojnë të shpresojnë tek kualifikimi.

Austria luan tenis me Letoninë në Grupin G, duke shënuar 6 gola në një ndeshje krejtësisht pa histori. E kombinuar me humbjen e Polonisë në transfertë me Slloveninë, suksesi i austriakëve bëhet i rëndësishëm, me skuadrat që ndahen tani vetëm nga 3 pikë. Ngjitet në vend të tretë Sllovenia e Oblak me tetë pikë, por pas fitoren me Poloninë, me bindjen se mund të luajnë për kualifikimin deri në fund.

Në Grupin I Belgjika nuk njeh kundërshtar dhe likuidon edhe San Marinon 0-4. Vetëm një gol i pësuar në 5 ndeshje për Djajtë e Kuq, që janë me pikë t plota në krye të grupit. Rusia shkon të fitojë në Skoci, duke siguruar tashmë vendin e dytë. Ishullorët janë me fat që nuk humbin nga sytë Kazakistanin, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Qipros në transfertë.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP C
Estonia 1 – 2 Belarus
Germany 2 – 4 Netherlands
EURO – QUALIFICATION:: GROUP E
Slovakia 0 – 4 Croatia
Wales 2 – 1 Azerbaijan
EURO – QUALIFICATION:: GROUP G
Austria 6 – 0 Latvia
Slovenia 2 – 0 Poland
EURO – QUALIFICATION:: GROUP I
Cyprus 1 – 1 Kazakhstan
San Marino 0 – 4 Belgium
Scotland 1 – 2 Russia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *