• |
ide | kryesore

Vuçiç pas takimit me senatorët amerikanë: Nuk e njohim Kosovën pa kompromis

Lajme, Të fundit



Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë se duan të bëjnë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ata i bënë këto komente në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Dy senatorët thanë se procesi i dialogut “do të kërkojë shumë kompromise dhe sakrifica nga të dyja palët”, por shtuan se pasi të arrihet marrëveshja, “potencialet dhe përfitimet për të dyja vendet do të jenë më të mëdha se ajo që mund të humbet në negociata”.

Johnson, republikan, tha se “Amerika është mike e popullit serb” dhe se “dëshiron të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun dhe procesin, në të cilin të dy popujt duhet të japin diçka dhe të marrin diçka”.

Demokrati Murphy tha se shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë, edhe autoritetet në Prishtinë do t’i bëjnë hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut.

Ai theksoi se mbështetja për dialogun Serbi-Kosovë është një çështje, për të cilën edhe demokratët, edhe republikanët në SHBA bien dakord.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është pezulluar prejse Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Vuçiç u tha senatorëve amerikanë se “Beogradi pret heqjen e taksës” dhe se do “arritjen e një marrëveshjeje të kompromisit”.

Vuçiç shtoi se kjo zgjidhje “nuk mundë jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë”, kurse pala serbe të mos fitojë asgjë.

“Serbia mund të diskutojë çdo gjë vetëm nëse ka zgjidhje kompromisi. Në qoftë se nuk ekziston një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe”, tha Vuçiç.

“Përmirësimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve dhe vendosja e paqes së qëndrueshme do të ishte e dobishme për serbët dhe shqiptarët, si dhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajon”, shtoi Vuçiç.

Senatorët amerikanë qëndruan këtë javë edhe në Prishtinë.



2 Comments

  1. Ky eshte nje nga shembujt e deshtimi i legalitetit ne sferen nderkombetare. Kur nje gjykate kombetare deklaron se ke te drejte, pala humbese nuk pretendon asnje lloj kompesimi, perkundrazi paguan shpenzimet e gjyqit dhe demshperblimet.
    Gjykata Nderkombetare foli, qe Kosova mori ate qe meriton dhe nuk ka asnje borxh, ndersa serbet flasin per kompesim. Trump flet pa dorashka dhe hipokrizi, kur thote qe Institucionet nderkombetare jane kot dhe vetem barre. Ajo qe vlen ne raportet nderkombetare eshte fuqia, interesi dhe jo e drejta, prandaj flitet qe Trump i ka ofruar 10 miliarde dollare Serbise per ta njohur Kosoven. Ketyre Serbeve, qe kane 30 vjet qe na cajne karin, duke e quajtur Kosoven te shenjte, me shume mundesi do t’i mbyllet goja me dollare dhe do pranojne te behen gazi i Ballkanit.

  2. Wow! Te humburve ne lufte sikur nuk u lejohet te kerkojne kompromise! Nejse, nga ana e politikes se jashtme, na e fusin sa krahu keta plehrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *