• |
ide | kryesore

Zhvatja e milionave, shpërthen në lot sekserja e fondit ‘Besa’: Hajdutët e vërtetë janë të lirë

Lajme, Të fundit

Një nga të arrestuarat për skemën e mashtrimit të dhënies së kredive fiktive nga “Fondi Besa” ka shpërthyer në lot gjatë seancës së sotshme në gjykatë. Mesditën e kësaj të premteje, Orkida Drizo ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Apelit.


Ajo deklaroi mes lotësh  “ata që vodhën paratë janë jashtë. Jam e pafajshme. Më çoni tek vajza ime”.


Ndërkohë, më herët avokati i saj kishte thënë se zonja në fjalë është “viktimë” e skemës së mashtrimit, pasi ajo ka përfshirë edhe fëmijët e saj në këtë aktivitet, duke menduar ishte diçka e ligjshme dhe e saktë. Sipas palës mbrojtëse, Drizos i kanë thënë që për çdo klient, do fitonte 2 mijë lekë në një proces siç i kanë thënë të ligjshëm.

“Duke mos pasur arsimin e duhur, ajo u bë edhe vetë kliente dhe me kredi në këtë Fond. Vazhdon të jetojë në një banesë sociale dhe nëse do kishte përfitime nga kjo skemë, nuk do jetonte në ato kushte ‘migjeniane’”, tha më herët avokati./tch

4 Comments

  1. E vertete te merresh me keto jevgjitet eshte humbje kohe kapni drejtuesin e kesaj skeme piramidale qe te tregoje pronarin e vertete te fondit qe eshte Alende-AvniRustem-sizmologu apokaliptik-Baftiar shtangisti, qe volli floririn me Qafe Krrabe dhe vazhdon te rruaj paret e taksave tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu