• |
ide | kryesore

Aksident në Laç, makina përplas për vdekje 44-vjeçaren

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një 44-vjeçareje ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Milot-Laç.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet me drejtues shtetasin me iniciale A.G., 23 vjeç,  ka përplasur shtetasen Z.D. duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij  ka aksidentuar shtetasen këmbësore  Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç,  e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *