• |
ide | kryesore

Apeli i fortë i Kryemadhit: Bojkotoni produktet e oligarkëve, bleni në dyqanet e lagjeve

Arkiva, Kryesore

Me sa duket Monika Kryemadhi ka vendosur ta kthejë fort nga e majta timonin e LSI. Kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një nga qëndrimet më të forta që ka mbajtur në dy vitet që mban këtë post, nuk e ka lënë betejën kundër oligarkëve të Edi Ramës vetëm me retorikë. Ajo i ka propozuar militantëve të saj dhe qytetarëve shqiptarë masën ekstreme të bojkotimit të produkteve të oligarkëve.

“Mos bleni ushqime në qëndrat e tyre tregtare, mos bleni veshje ne dyqanet e tyre firmato, mos përdorni taksitë e kompanive të mëdha, por zgjidhni dyqanet e lagjeve, të fqinjëve tuaj dhe shoferët e që punojnë për të mbajur me bukë familjen” ka qenë mesazhi i Kryemadhit në tubimin për 15-vjetorin e krijimit e LSI.

Nënteksi i kësaj deklarate është shumë i qartë. Pasi ka folur kundër koncesioneve, pasi ka denoncuar kryeministrin që ndan paratë publike me një grup prej dhjetë vetësh Kryemadhi ka menduar se koha është për nisma konkrete.

Dhe ajo ka hedhur një hap që partnerët e saj të PD, sado që të bëjnë retorikë,  nuk guxojnë ta ndërrmarrin as në ëndrrat e tyre më të guximshme.

Nëse Rama nuk tërhiqet nga shpërndarja e pasurisë së përbashkët në pak duar, nëse ata që përfitojnë ia kthejnë atij në forma të ndryshme mbështetjen financiare dhe mediatike, pra nëse Kryeministri është solidar me oligarkët, i takon shqiptarëve të jenë solidarë me njëri tjetrin. Dhe këtu nuk është punë mbështetje politike apo vote, por thjesht solidaritet njerëzor për të përballuar varfërinë.

Kryetarja e LSI-së i shoqëroi këto qëndrime të forta edhe me kritikat që i bëri shefit të rilindjes, se ai e ka shkëputur PS-në nga e majta: “Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji, e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare” tha ajo duke përmendur lidhjen e Ramës me oligarkët.

Ndonëse në programin e LSI ka ende shumë paqartësi ideologjike, pasi kërkohet ulje e taksave dhe për më të pasurit dhe kthimi tek taksimi i sheshte 10%, duket se partia e dalë nga gjiri i socialistëve, po tenton të shfrytëzojë boshllënun e tmerrshëm që ka mbetur në të majtë të spektrit politik shqiptar.

Apeli i saj për të bojkotuar produket e oligarkëve dhe për ti’u kthyer solidaritetit të të varfërve me njëri tjetrin, jo vetëm që është një përpjekje për distancim nga ideja se të gjitha partitë shqiptare punojnë për një kastë të pasurish, jo vetëm do të ritheksojë një ndarje të re klasore në vend, mes atyre që rrëmbejnë gjithçka dhe atyre që humbasin për ditë e më shumë, por mbi të gjitha përbën thelbin e konfliktit të sotëm politik, pasi është thjeshtë teatër të luftosh me Edi Ramën, të dalësh nga parlamenti dhe të anatemosh sistemin, duke qen miqësor me aleatët e tij të vetëm, ata që pasurohen bashkë me të.

Prandaj, thirrja më e fortë që Kryemadhi ka bërë si kryetare e forcës që drejton, ajo për bojkotin e produkteve të oligarkëve, është një lëvizje sa ideologjike aq dhe pragmatike. Nëse i mbahet asaj, kjo do të thotë se ajo po e fut LSI-në në rrugën e vërtetë të një opozite reale që ka kapur problemin thelbësor të shoqërisë: thellimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve në periudhën e Rilindjes.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

21 Comments

  1. Me pelqen qartesia konstante e kesaj gruaje te forte prej Dibre. Ngaqe jame vete Dibran e ndjej fort. Nuk jam i majte por kam respekt per perkrahjet qe ju jep shtresave sociale ne nevoje. Fatkeqesisht energjite e saja pozitive nuk arijne te zgjojne PD e fosilizuar.

  2. Kjo kancerozja hajdute, zhelet e saj, te shtangistit, te monstrave obize (prej geni te prishur dhe te degjeneruar) i blen ne shtepite e modes ne Milano (pavaresisht se keto veshje ngjasojne si zhele kur vishen nga keta perbindesha) ndersa per popullin (qe e don shume dhe prej dashurise qe ka i ra kanceri) kerkon qe te shkoje t’i blej rrobat tek “gabi”.

  3. O astrit pi Dibre,
    ne cilin vend demokratik orientohet populli te konsumoje ushqime dhe gjithcka jetike ne tregtare te vegjel apo te pa garantuar?!
    Pse je vete pi Dibre mos na hap barkun me qartesine kostante te kesaj zuske te forte pi Dibre, me respektin per macen dhe shtresave ne nevoje, energjite e saja pozitive……o loqja e vellait.

  4. Bojkoti fillon keshtu:

    1) Te gjithe femijet e Opozitareve duhet braktisin shkollat, kopshtet, cerdhet ne forme proteste.
    2) Te gjithe familjaret e Opozitareve duhet braktisin taksat, detyrimet dhe mbylljen e te gjitha sherbimeve te tyre me nje afat kohe te pa percaktuar.
    3) Te gjithe njerzit Opozitare duhet braktisin shikueshmerine e te gjithe televizioneve opozitare duke i hequr nga lista e rregjistrimit.
    4) Te gjithe opozitaret duhet protestojne te : Prokuroria, Hetuesia, Gjykata, Policia, Parlamenti me deshmi faktesh se si funksionon sistemi korruptiv, Dhe pasi ti kene treguar me gisht cdo gje negativet te filloje aksioni per pastrimin e shtetit por dhe shoqerise se kalbezuar.
    5) Opozita ti braktis te gjithe plazhet, resortet turistike te socialisteve.
    6) Opozitaret mos ti flasi asnje socialisti ne rruge 🙂
    Dhe ne fund, ndajeni Shqiperine si torte ne dysh. 1 pjese Socialiste dhe nje pjese Antisocialiste qe te bie rahat e gjithe kjo toke qe vuan nga semundja e vjedhjes dhe e babzise politike.

    Bojkoti ne mase te paralizosh kete sistem te deshtuar mafiozo oligark.

  5. Te varfrit nuk kane nevoje te jene solidare me varferine njeri-tjetrin, por te behen te pasur. Sic thoshte ish-presidenti tashme i diskredituar i Brazilit: Varferia nuk eshte problem qe zgjidhet nga ata qe s’kane, por nga ata qe kane. Biznesi i madh eshte faktori kryesor i rritjes ekonomike ne vendet e varfera dhe ne zhvillim, thoshte media kryesore e Sorosit. Merrini oligarkeve pasurite qe kane marre me te padrejte, cojini ne burg, investimet mos i shkaterroni, por shitjani bizneseve serioze nga perendimi. Nese Monika mendon qe Shqiperia duhet te zhvillohet permes bizneseve te vogla dhe te mesme, e ka gabim, sepse kjo nuk eshte gje qe duhet te vendoset nga politika, por nga tregu dhe tradita e zhvillimit te biznesit. Ky eshte debat qe duhet bere, por jo cobance. Ne ato pjese tregu qe ka monopole e praktika te padrejta, duhet nderhyre. Mona eshte populiste, por ky lloj populizmi eshte konsumuar tashme.

  6. 45% e popullsise kane bojkotuar “oligarket” dhe jane larguar nga Shqiperia duke mos konsumuar asnje produkt te oligarkise. Cjane keto budallalleqe qe degjojme, blini tek lagjia thote miljarderja, me burrin miljarder president te Shqiperise. Pale na i shisni ketu sikur kjo perfaqson shtresat e varfera.
    Artikull degjenerate.

  7. Nuk është kuptuar thelbi i deklaratës :ka të drejtë Mona kur na fton ti bojkotojmë. Po pyes konsumatorët :vërtet qendrat tregtare kanë komoditetin për ju po si e shpjegoni që në të gjitha qendrat shikon po të njëjtat firma?? Si shpjegohet që një person i vetëm komandon tregun e qendrave tregtare? A keni pyetur veten ndonjeher sa taksa paguan një qendër tregtare në raport me të ardhurat,? Pse bombardohet mileti me reklama televizive nga këto oligarke dhe a paguajnë tv taksat e reklamës sipas minutazhit? Shikoni Tiranën :i janë grabitur parkimet anës rrugëve ku bizneset e vogla punojnë, i janë kthyer me pagesë goxha të shtrenjtë ose në rrugë biçiklete, ju 10-fishua taksa e hapësirës publike, nuk lejohen ta rregullojnë siç duhet pjesën para biznesit! E gjitha kjo që qytetarët të kenë akses të vështirë tek dyqanet e vogla rrugëve të qytetit e të përfundojnë tek qendrat tregtare të oligarkeve dhe qeveritarëve!!!

  8. Ne fakt u bo kohe qe oligarket po e shesin sumen vetem te Rama nga qe ai ja perpunon mire, prandaj Mona ka ngel keq dhe nuk po i shkojn grabitjet sic duhet, ngeli me brother Hysi, kurse Likja ngeli lumenjve dhe maleve tu dhi neper ferra

  9. O zot çfare tjeter do degjojme!?30 vjet demokraci dhe keta akoma nuk e kane kuptuar si funksionon kapitalizmi,thirrjet qe ben Basha dhe kjo sharabajka e lesh e lise jane ultrakomuniste dhe ne e provuam per 50 vjet se çdo te thote tia marresh te pasurit e tia japesh te varferit,mos harroni se te pasurit jane motorri i kapitalizmit dhe katalizatori i ekonomise se nje vendi dhe keshtu ndodh ne gjithe boten e zhvilluar,megjithate keto jane thirrje populiste qe behen nga njerez qe vete kane pasuri marramendese dhe behen thjeshte per konsumim se po ti digjej zemra per te varfrit kesaj nuk bente vile me 12 banjo ne gji te Lalzit dhe ai shalengjituri nuk bente pallat ne mes te detit…

  10. “Bravo” Monika,nxirr Liken si Robin Hudi me shpate ne dore,te vjedhi qendrat tregtare,pasi eshte profesionist ne vjedhje dhe me pervoje,pasi i ka dhene provat ne vjedhjen e floririt,dhe tua shperndai te “varferve” te LSIse…

  11. Nuk e kuptoje kete veprim te Kryemadhit , a e di kryemadhi qe jemi ne rrugen drejte nmkapitalizmit? A e di ,zonja kryemadhi qe kjo eshte teori markesiste e nuk eshte per kete sistem por per siatemin diktatorial A e di zonja Kryemadhi se pensioni i fshatareve eshte dei ne 100000 lek te vjetra? Aedi zonja kryemadhi qe cmimet e dyqaneve te lagjes Jane me te shttenjta nga supermarket et ?Kur ke pension te vogel ,rroga minimale ku preferon te blejne ne supermrkete apo ne dyqanet e lagjes , natyrishte ne supermarkete Ae di zonja sa te punesuar Jane ne supermarket dhe cfar te ardhura japin supermarketet per shoqerine ?Teorine e zonjes kryemadhi e ka zbatuar Enver Hoxha ne 45ten ,dhe cfar i beri kjo teori Shqiperise , shkaterroje . Keto Jane te rrezikeshme , eshte teoria baze e diktaturave qe do te thote merua te pasurve dhe jepja te varferve . Me keto budallalleqe nuk behet opzite .Sa per shkrimin e Bushatit tregone se u kthye ne origjine , markesiste

    1. A ma shpjegon pak pse supermarketet kanë çmime më të lira nga dyqanet e lagjeve? Një supermarket ka shumë më tepër shpenzime se dyqani lagjes sepse :qerane e ka më të lartë, shpenzimet për punonjësit i ka më të larta (paga +siguracione) ujë , drita dhe mirëmbajtje më shumë. Po ashtu pagesat për reklama. Normal që shet më shumë se një dyqan lagjeje por arsyeja kryesore që ka çmime më të ulëta është se abuzojnë me pagesat në shtet!

      1. Sefer, ka nje koncept ne ekonomi qe quhet ekonomizimi i shkalles. Sipas ketij koncepti, sa me i madh te jete prodhimi, aq me e ulet eshte kostoja per njesi produkti. Per ta shpjeguar me thjeshte: 10 parcela nga 1 hektar duan 10 traktore, ndersa nje parcele 10 hektare do 1 traktor.

        1. O neri nuk po flasim për prodhimin. Por për tregtimin e prodhimeve. Sa më shumë punonjës për njësi aq më e madhe kostoje e njësisë. Pra nëse një dyqan shet prodhimet e asaj parcelës tënde dhe ka 5 punëtor do ti shesë më shtrenjtë se dyqani tjetër që ato prodhime i shet me 2 punëtor.

  12. Po ata qe promovojne artin e rames ne gjermani, angli, japoni etj etj ? Neve nuk kemi asgje ne dore sepse ky i mori te gjitha, dhe sipas sorosit ne te tjeret nuk kemj ekzistuar perpara rames, pra medemek neve ishim pjesa e realitetit artistik te rames, ato zhgarravinat. Rroft evropa qe ja promovon ate politik. Do te ishte origjinale sikur te fillonte prap pershendetja alla komuniste. Madje bejne dhe sikur nuk kane nderhyre te punet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu