• |
ide | kryesore

Çmimi i energjisë/ Në Shqipëri më shtrenjtë se në Suedi, Balluku: Prodhojmë energji të rinovueshme

Lajme, Të fundit



Sipas ministres së Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë që prodhon 100 përqind energji të rinovueshme. Rezultati i këtij krahasimi në rrafsh rajonal dhe evropian që e paraqet vendit tonë në pozitën më të volitshme përsa i përket prodhimit të energjisë së ripërtëritshme (në përgjithësi përkufizohet si energji që vjen nga burimet natyrore, siç janë: rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale), u artikulua nga Balluku në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore që u mbajt ditën e sotme në Selanik.

Në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore u diskutua për bashkëpunimin rajonal për krijimin e linjave të interkonjeksonit qofshin këto të energjisë elektrike apo linjave të interkonjeksionit të gazit, të cilat sot kanë rezultuar që janë komponentët më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit. Çfarë tjetër diskutuam gjatë këtij forumi shumë të rëndësishëm ishte dhe bashkëpunimi në fushën ekonomike midis shteteve tona, krijimi i blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike. Ky fakt ne na dallon nga shtetet e tjera por gjithashtu çfarë ne punojmë sot dhe çfarë unë kam deklaruar gjatë forumit është diversifikimi i burimeve të energjisë pasi ne na duhet që këto burime të jenë burime të mjaftueshme për kërkesat që vendi sot ka dhe për të zvogëluar dhe minimalizuar importet e energjisë që ne kemi gjatë periudhës së verës, pra gjatë kohës kur duhet më shumë energji për të dhënë të gjithë abonentëve të rrjetit”, është shprehur ministrja Balluku në përfundim të forumit.

Sikurse e dimë, dobitë që ofron energjia e rinovueshme përfshijnë: zvogëlimin e gazrave serrë, diversifikimin e furnizimit me energji, uljen e çmimit të energjisë, si edhe kursimin e parave, pasi një pjesë të energjisë shtëpiake mund ta sigurojmë nëpërmjet paneleve diellore ose turbinave. Megjithatë, të dhënat e publikuara nga “Eurostat”-i për vitin 2018, tregojnë se çmimet e energjisë në vendin tonë të shprehura në paritetin blerës janë relativisht të larta në krahasim me vendet e tjera të Europës. Pra, në të vërtetë Shqipëria nuk ka rritur të përtojë faktorin parësor të dobishëm që pretendohet nga vendet prodhuese të enegjisë së rinovueshme: uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Sërish sipas “Eurostat”-it, çmimet e energjisë elektrike në vendin tonë janë më të larta se në Suedi, në Finlandë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Holandë, si edhe në një pjesë të konsiderueshme të vendeve europiane.

Siç duket qartë nga të dhënat e përpiluara në tabelën e mëposhtme, në shumë prej vendeve më të zhvilluara të Europës siç është Luksemburgu, çmimet e energjisë janë bindshëm më të ulëta sesa në Shqipëri. Ndërkohë, në krahasim me rajonin, shqiptarët paguajnë më pak se malazezët por më shumë se maqedonasit dhe serbët.

 



10 Comments

  1. “rilindase” e shqyer.. kjo ben sikur nuk kupton qe cmimi i larte i energjise perkthehet ne disavantazh ekonomik..per te mos folur per difektet e mungesat e OSHEE qe asnjehere nuk paguan demet e kompanive dhe prishjen e makinerive dhe pajisjeve..meqe erdhi llafi o ba”** ato hidrocentrale jane bere ne leket e ketyee njerezve varfanjake qe tani duhet te kene perfitim ne cmim..Nuk jane as meritat e tua e aq me pak te atij kermes

  2. Prodhon energji kjo… Po çfarë speciesh janë… nuk lodhen duke gënjyer as nëpër botë… thu nuk e dinë ata çfarë jeni.
    Energjinë e dimë si prodhohet në Shqipëri, por na thuaj sa e shet e sa e blen moj idiotë. Mos të flasim për cilësinë dhe standartin. Këto trego ti. Të tjerat janë idiotësira që ti vetëm i lexon pasi ti kanë shkruar.

  3. PO PSE TI KARAKURVE PO E PRODHONE ENERGJIN E RINOVUESHME ESHTE MBUTYR KUKESI DIBRA TROPOJA E GJYSMA E VERIUT QE TYU TE BEJNE ALERGJI PER TE PRODHUAR ATE ENERGJI ESHTE NDERTUAR ME BUKE E SUPE ATA HIDROCENTRALE DHE TI VETEM PO I VJEL ENERGJIA PRODHOHET ME 2.LEK TE VJETRA DHE E SHISNI ME 120-173 LEK ILOVATIN JU MASHTRUES HAJDUT KRIMINEL FASHIST TE PE MORAL ………………..

  4. Kjo eshte nje bushter ne kuptimin e plote te fjales. Kur mendoj se kush jane ministret tona me vjen te vras veten. Pa le por ben edhe nje buzeqeshje a thua se qesh bukur kjo bucville

  5. Enver Hoxha per gjyshin e saj Beqir Ballukun tha shprehjen e famshme: Pse se dime ne se kush eshte Beqir Balluku, nje mut muti!

  6. ”” Sikurse e dimë, dobitë që ofron energjia e rinovueshme përfshijnë: zvogëlimin e gazrave serrë, diversifikimin e furnizimit me energji, uljen e çmimit të energjisë, si edhe kursimin e parave,…….”’

    Ne asnje vend te botes energjia e rinovueshme nuk ‘ UL CMIMIN E ENERGJISE’ sepse sasia eshte shume me e vogel nga energjia qe prodhohet me centrale berthamore. Ne te gjitha vendet europiane prodhuesit e energjise se rinovueshme marrin subvencjone nga shtetet perkatese per arsye se nuk fitojne dot ne konkurrencen me energjine nga centralet berthamore dhe me gaz.
    Po te ishte e vertete ky pretendimi i Lapsit , atehere e tere europa do te kishte vetem mullinj me ere, hidrocentrale dhe panele djellore .

    Ketu jemi ne rastin tipik kur duam te bejme nje ‘ analize ‘ me ane te te ciles te bejme propagande dhe ‘ krijojme’ nje fakt te pa vertete per ti krijuar ‘ themelin’ e analizes.

    Dhe pastaj shikon injorantet komentues qe kercejne si majmunet pas bananes qe ju hedh lapsi .

    1. Ferra per gomeret i thone kesaj pune. Gomeret me siper as qe ju intereson te lexojne artikullin dhe te kuptojne hilen e Lapsit. Per ata mjafton nje preteks te dalin dhe te fillojne te shajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *