• |
ide | kryesore

“Duam titullin, por Juventus më i fortë”: Mertens kujton humbjen me autogol

Sport



Dries Mertens nuk dorëzohet. Goli i shënuar me fanellën e Belgjikës në sfidën kundër San Marinos i ka kthyer buzqëshjen sulmuesit, pas humbjes së beftë të Napolit në kampionat kundër Juventus, në minutën e fundit shtesë. “Objektivi është të fitojmë kampionatin – shpjegon ai – Duam të luftojmë e të bëjmë mirë. Kundër Juve e arritëm në pjesën e dytë, por jo në të parën. Por pastaj kaluam nga 0-3 në 3-3, duke humbur në minutën e fundit në atë mënyrë. Tani shohim përpara, duam të fitojmë kundër Samp”.

Të harrojmë autogolin e Koulibaly është fondamental, edhe pse nuk është e lehtë: “Fatkeqësisht pësuam gol në minutën e fundit dhe ishte e shëmtuar, edhe sot e kam të vështirë kur e mendoj. Këto episode mund të të kondicionojnë. Në fund të fundit, në letër ata kanë një skuadër më të fortë. Sarri? Nuk e kam parë në pankinë, kështu që nuk them dot cfarë efekti do më bëjë ta shoh tek Juve”.

Mertens sheh megjithatë një luftë të fortë për titullin kampion, duke përfshirë edhe Inter në lojë: “Po, kanë bërë një merkato të madhe, Lukaku është blerje e shkëlqyer. Ai donte të vinte në Itali, jam i lumtur për të, do të shënojë shumë gola e do të bëhet i rëndësishëm. Racizmi? Nuk është dicka e re, të lujtojmë atë që i ndodhi vitin e kaluar Koulibaly. Tifozët e Napoli e pritën në stadium duke thirrur emrin e tij, shpresoj që edhe Lukaku ti ndodhë e njëjta gjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *